E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, sulm kamikaz, 10 të vdekur

Të paktën 10 persona kanë gjetur vdekjen nga një sulm kamikaz në veriperëndim të Pakistanit. 20 persona të tjerë raportohet të jenë plagosur nga shpërthimi në një restorant në qytetin Jandola në Vaziristanin jugor.
Zyrtarët thanë se në lokal ndodheshin një grup militantësh që kundërshtojnë një komandant taleban. Disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë dhe numri i viktimave mund të rritet. Kamikazi hyri në restorant mëngjesin e sotëm dhe shpërtheu veten.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›