Çeku do të marrë pjesë në Konferencën për Mbrojtje dhe Siguri
Prishtinë -Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD) Agim Çeku, do të marrë pjesë në Konferencën për Mbrojtje dhe Siguri që organizohet në Sofje nga 26-27 mars 2009, me ftesë të Klubit të Atlantikut të Bullgarisë, Qendrës Informative të NATO-së në Sofje dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë. Ne këtë konferencë, z. Çeku do të jetë pjesë e panelit dhe njëri nga folësit në temën "Sfidat e reja për NATO-n".
Kjo konferencë organizohet nën patronatin e Kryetarit të Republikës së Bullgarisë, z. Georgi Parvanov rastin e 60 vjetorit të NATO-së dhe 5 vjetorit të Bullgarisë në NATO, njofton Zyra për informim pranë PSD-së.