E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, në disa komuna bora mbi 1 metër

Mitrovicë -Në shumë zona të Shalës dhe Bajgorës në Kosovës, bora e rënë gjatë natës ka arritur në një trashësi mbi një metër. Sipas zyrtarëve të komunës së Mitrovicës, gjendja më e rëndë është në lokalitetet e Kovaçicë, Kaçandoll, Bare e Bajgorë, Rahovë, Zabërgj, Melenicë, Vllahi. Kompania për pastrimin e borës, megjithëse i ka skaduar kontrata, ka ndërprerë punën për çeljen e rrugëve.

Probleme ka edhe me magjistralen Mitrovicë Bare, që është në përgjegjësi të Ministrisë së Transportit dhe telekomunikacionit, cila ende nuk është tërësisht e hapur për qarkullim. Ndërkaq sipas KEK-ut, në rajonin e Mitrovicës, pas reshjeve të mëdha të borës dëme të mëdha ka pësuar rrjeti i energjisë elektrike, duke e bërë zonën më të goditur në vend, çka ka vështirësuar furnizimin me energji elektrike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›