E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca dëshiron transformim progresiv të KFOR-it

Paris -Ministria franceze e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se Franca dëshiron një "transformim progresiv të KFOR-it" por që tranzicioni të zbatohet pa ndonjë "zbratësirë sigurie në dobi të autoriteteve lokale, të afta që të sigurojnë qetësinë publike". Në një komunikatë, theksohet se Këshilli i NATO-s "së shpejti do të shqyrtojë" këtë mundësi.

"Ekzistojnë ide që të shqyrtohet prezenca ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë edhe KFOR-in. Nuk jemi të vetmit që e theksojmë këtë... Spanja ka paralajmëruar tërheqjen dhe ne kemi theksuar që, nëse do të ketë diskutime për adaptimin apo transformimin e KFOR-it, kjo duhet të bëhet në mënyrë kolektive në kuadër të Paktit Atlantik", ka thënë për shtypin e Beogradit zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Francës, Erik Shevalie. Sipas tij, tërheqja apo transformimi i KF0R-it nuk mund të bëhet nëse ekziston mundësia e pasojave për sigurinë dhe stabilitetin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›