Pakistan, sulmohet një akademi policësh
Persona të armatosur me armë dhe granata dore kanë sulmuar një akademi trajnimi të policisë në Pakistanin lindor, në qytetin e Lahorës, duke vrarë të paktën 8 vetë. Dhjetra të tjerë janë plagosur. Autoritetet policore thonë se personat e armatosur hapën zjarr ndaj policëve që po përgatiteshin për trajnim. Pas kësaj pasoi shkëmbim i madh zjarri. Një oficer, duke folur nga brenda ndërtesës, tha se kishte panik të madh dhe se sulmuesit ishin ende brenda e po vazhdonin të shtënat. Grupi i personave të armatosur kishte hyrë në akademi të veshur me uniforme policore,kanë hapur zjarr dhe me pas ka filluar rrethimi i ndërtesës me disa persona të marra peng.