E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seri shperthimesh ne Irak dhjetera viktima

Një seri shpërthimesh vdekjeprurëse të koordinuara janë raportuar në Bagdad dhe në qytete tjera irakiane, duke shkaktuar vdekjen e të pakten 30 personave.
Zyrtarët thanë se të pakten 5 shpërthime në zonën e myslimanëve Shiite në Bagdad, kanë lënë të vdekur të pakten 17 vetë.
Të paktën 9 persona raportohet të jenë vrarë nga shpërthimi i dy makinave bombë në Kirkuk.
Gjashtë shpërthime të tjera në veri të vendit, shkaktuan vdekjen e 8 personave dhe plagosjen e mbi 30 të tjerëve.
Shpërthime janë raportuar edhe në Bakuba dhe në Samara, ku raportohen për 3 të vdekur.
Edhe pse dhuna, që pati arritur kulmin në konfliktin sektar në vitin 2006-2007 ka rënë, shpërthimet dhe vrasjet janë një fenomen i shpeshte ne Irak.
Në muajt e fundit tensionet janë rritur për shkak të krizës nga koalicioni i brishtë qeveritar në mes të shiitëve, sunitëve dhe kurdëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›