E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, talibanët kërcënojnë aktivistet

Talibanët në Pakistan kanë kërcënuar dy veprimtareve që kanë fituar çmime, duke i akuzuar ato për promovimin e sekularizmit dhe se janë pro-amerikane.

Zëdhënësi i talibanëve pakistanezë, Ehsanullah Ehsan, i tha Radios Evropa e Lirë, se këto dy aktiviste janë në “listën e shënjestrës” të militantëve.

Departamenti amerikan i shtetit e ka shpërblyer me çmimin Gratë Ndërkombëtare Guximtare aktivisten sociale, Shad Begum, mbrëmë në Uashington.

Nga ana tjetër, vajza 14 vjeçare, Malala Jusafzai, në vitin 2011 është shpërblyer me Çmimin Kombëtar të Pakistanit për Paqe për të rinjtë.

Zëdhënësi i talibanëve, gjithashtu është kërcënuar me hakmarrje kundër secilit që është i përfshirë në proceset gjyqësore kundër familjes së ish liderit të vrarë të Al-Kaidës, Osama bin Laden.

Autoritetet e Pakistanit dje kanë thënë se të vejat e Bin Ladenit janë akuzuar për hyrje dhe qëndrim ilegal në Pakistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›