Erki Tuomioja: BE po humb relevancën

Ministri i jashtëm finlandez, Erki Tuomioja, ka thënë se Bashkimi Evropian po humb “relevancën e vet” në fushën e politikës së jashtme.
Në takimin me homologët e tij nga BE, ai ka tërhequr vërejtjen se përkushtimi dhe angazhimi i shteteve anëtare për të punuar së bashku është më i vogël sesa përpara.
Takimi i mbajtur në Kopenhagë vjen disa orë pasi gazeta Financial Times shkruajti se në BE ka gatishmëri që të nërrohet shefja e diplomacisë evropiane Ketrin Eshton me ndonjë britanik tjetër të profilit të lartë, si pjesë e marrjes së mbështetjes së Londrës për paktin disiplinor të buxhetit të BE-së.
Por, Tuomioja tha se faji nuk bie mbi Eshtonin dhe kabinetin e saj, por mbi të gjitha 27 vendet e BE-së.
“Ajo që aktualisht po humbim është relevanca. Kush e dëgjon BE-në”, ka thënë ai para gazetarëve, për të akuzuar më pas shtetet anëtare se “përdorin BE-në vetëm kur iu përshtatet, sepse përndryshe vazhdojnë me qasjen kombëtare ndaj diplomacisë".
“Po që se duam që shtetet tjera të sillen në formën e caktuar- të respektojnë të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit- atëherë duhet të kemi një mesazh unik për të gjitha vendet anëtare dhe jo të dërgojmë mesazhe kundërthënëse”, ka shtuar ai.
Ministrat tjerë kanë këkruar më shumë durim me agjencinë e Eshtonit, e cila nisi punën dy vjet më parë.
I pyetur nëse ajo ka bërë punë të mirë deri tani, ministri i Jashtëm gjerman Guido Vestervelle është përgjigjur thjesht “po”.
“Gjithnjë ka hapësirë për prëmirësime”, ka thënë ministri polak .