E Diel, 1 Nëntor 2026

Rimëkëmbet ekonomia amerikane, 227 mijë vende të reja pune në shkurt

Edhe muaji që lamë pas nuk ka qenë në disfavor të ekonomisë amerikane. Shtëpia e Bardhë tha se rritja prej 227 mijë vendeve të punës në muajin shkurt është dëshmi, se ekonomia amerikane po vazhdon të rimëkëmbet nga ndikimi i krizës globale financiare.

“Raporti i sotëm i punësimit ofron dëshmi se ekonomia po vazhdon të rimëkëmbet nga rënia më e keqe eonomike, që nga Depresioni i Madh”, tha Alan Kryger, kryesues i Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë të Barak Obamës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›