E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, talibanët marrin përgjegjësinë për sulmin në Peshauar

Talebanët e Pakistanit kanë marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në qytetin e Peshauarit.

Një grua hodhi dje veten në erë pranë një postblloku të policisë, duke vrarë edhe një grua tjetër. Autoritetet thonë se ajo është femra e tretë që hidhet në erë brenda një kohe të shkurtër.

Kreu i talebanëve në qarkun Mohmand, Omar Khalid duke folur për AFP-në nga një lokacion i fshehtë  tha se përdorimi i sulmeve të femrave është pjesë e strategjisë së re të tyre.

Ai tha se sulmi ishte hakmarrje për operacionet ushtarake kundër kryengritësve në zonat fisnore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›