E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria, Libani e Irani sulmojnë Cameron

Siria, Libia dhe Irani sulmojnë kryeministrin britanik David Cameron duke e quajtur hipokrizi mënyrën se si po i cilëson dhe trajton trazirat dhe dhunën në Angli.

Ambasadori i Sirisë në OKB-së Bashar Jafari tha se “të dëgjosh kryeministrin e Anglisë të cilësoi trazirat duke përdorur fjalën banda, ndërkohë që nuk na lejojnë ne të përdorim të njëjtin term për grupet e armatosura dhe terroiste në vendin tim, kjo është hipokrizi dhe arrogancë”.

Zëvendës-ambasadori britanik në Nju Jork i cilësoi abusurde komente të tilla. Sakaq, Ministria e Jashtme britanike tha se nuk ja vlente t`i ktheje përgjigje komenteve të tilla.

Ajo çfarë ndodhi në Londër këtë javë po shfrytëzohet edhe nga Irani dhe Libia. Irani i ka kërkuar "Amnesty International" të hetojë mënyrën se si po shuhen trazirat në Angli. Kryeministrii Libisë tha se z.Cameron “ka humbur legjitimitetin”,e njëjta frazë që përdoret kundër udhëheqësit libian Gadafi nga Britania, Shtetet e Bashkuara, Franca, Rusia dhe vende të tjera.

 Sondazhi më i fundit tregon se britanikët mendojnë se ajo çka ndodhi në Londer dhe qytete të tjera ishte 84 për qind grykësi, ndërsa 16 për qind mendojnë se ishte protestë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›