Pakistan, të paktën 20 viktima nga sulmi në xhami
Sipas policisë vendase, një sulm kamikaz në një xhami ka shkaktuar të paktën 20 të vdekur. Sulmi u zhvillua dje në mesditë, ndërsa besimtarët po merrnin pjesë në një ceremoni të përvitshme fetare në Xhaminë e provincës Punxhabi. Sipas autoriteteve policore, u bë me dije se kamikazi e shpërtheu eksplozivin që mbante me vete para hyrjes së xhamisë. Kjo provincë po përjeton muajve të fundit një përshkallëzim të dhunës në emër të dasive mes sekteve fetare.