E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, vriten 6 militantë në Vaziristanin Verior

Zyrtarë pakistanezë të sigurisë kanë deklaruar se pesë militantë kanë humbur jetën nga sulmi i një aeroplani amerikan pa pilot në kufi me Afganistanin.
Zyrtarët thanë gjithashtu se sulmi ka shkatërruar një objekt në një fshat në rajonin e trazuar të Vaziristanit Verior.
Ndërkohë, agjencia AP citoi disa zyrtarë pakistanezë të kundërzbulimit, të kenë thënë se raketat amerikane së fundi kanë vrarë një militant, i cili ndodhet në listën e të shumëkërkuarve të Byrosë Federale të Hetimeve, FBI.
I vrari që identifikohet si Xhamal Saed Abdul Rahim besohet të jetë vrarë në 9 janar në Vaziristanin Verior. FBI kishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kokën e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›