E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përpjekjet e ndihmës për Haitin hasin vështirësi

Të mbijetuarit e tërmetit që shkatërroi kryeqytetin haitian, Port Au Prince, kanë kaluar një tjetër natë në mes të trupave të vdekur që mbushin rrugët.
Njerëzit po vdesin nga plagë të kurueshme dhe gjendja po ndryshon nga durimi në zemërim si rezultat i mungesës së ndihmës.
Avionët ndërkombëtarë me ndihma kanë mbërritur dhe ekipet e shpëtimit janë në terren duke sjellë ndihmën aq të nevojshme dhe ekspertizën.
Ndërsa orët kalojnë, kufomat po shtohen dhe era e rëndë po mbush qytetin.
Shumë njerëz deri tani kanë treguar durim, por gjendja po ndryshon.
Shtrirja e dëmeve është e pamundur të llogaritet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›