E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia fton Kosovën në inaugurimin e presidentit Josipoviç

Autoritetet kroate kanë ftuar në inaugurimin e presidentit të ri të Kroacisë, Ivo Josipoviç përfaqësuesit e të gjitha shteteve me të cilat ky vend ka marrëdhënie diplomatike po kështu edhe përfaqësuesin e Kosovës.
Presidenti serb, Tadiç të enjten deklaroi se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit kroat nëse në atë solemnitet merr pjesë presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.
Ndërkohë Kroacia ka dërguar ftesën për inaugurim më 18 shkurt, me lutjen që t'i dërgohen të dhënat se cili zyrtar do të marrë pjesë në inaugurim, por ende nuk ka asnjë përgjigje. Kështu në Zagrebi ende nuk dihet nëse do të shkojë presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu apo dikush tjetër.
Ndryshe Zagrebi zyrtar ende nuk ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të Serbisë për mosshkuarjen eventuale në inaugurimin e Josipoviçit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›