E Diel, 1 Nëntor 2026

Vujanoviç: Ambasadorët, kur Kosova të njohë pakicën malazeze

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç tha se nuk do të nënshkruajë marrëveshjet për shkëmbimin e ambasadorëve me Kosovën, kur bashkësia malazeze në Kosovë të njihet me statusin e pakicës, dhe të përfaqësohet në pushtetin në Kosovë.
"Unë gjithsesi nuk do t'i nënshkruaj marrëveshjet e shkëmbimit të ambasadorëve kur bashkësia nacionale malazeze të pranohet qartë si pakicë, dhe t'i sigurohet përfaqësim në pushtetin e Kosovës", ka thënë Vujanoviç.
Nërkohë qeveria e Malit të Zi njoftoi sot se ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën duke shkëmbyer letrat e ministrave respektivë, Millan Roçen dhe Skender Hyseni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›