E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Pedro Leon lojtar i Realit

Real Madridi ka konfirmuar nëpërmjet faqes zyrtare se ka arritur marrëveshje me skuadrën e Realit, për transferimin e anësorit spanjoll, Pedro Leon.

Sipas këtij konfirmimi, 23-vjeçari ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me Los Blancos, ndërsa ka mbetur vetëm të kryhet dhe testi mjekësor në mënyrë që të kompletohet ky transferim.

Ndërsa nuk është dhënë ndonjë konfirmim se sa është shuma e transferimit, mediat në Spanjë thonë se ky transferim është në regjionin e 10 milionë eurove. Pedro Leon pritet të prezantohet si lojtar i Realit të premten.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›