E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan,25 viktima nga sulmi ajror amerikan

Të paktën 25 militantë talebanë kanë gjetur vdekjen dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në rajonin pakistanez të Vaziristanit Jugor, pranë kufirit me Afganistanin, nga një sulm ajror i forcave amerikane. Lajmi është bërë i ditur nga burime të talebanëve. Kanë qënë dy raketa tokë-ajër të hedhura në një shtëpi, që mendohej të ishte vendi ku fshihej Baitullah Mehsud, lideri i Tehrek - i - Taliban, që është bashkëpunëtore e ngushtë e milicisë së Al Kaedës. Mehsud, vec të tjerash, cilësohet si i përfshirë në vrasjen e ish-kryeministres pakistaneze Benazir Buto, e cila u vra në një atentat në Raualpindi në fundin e vitit 2007. Raketat amerikane kanë goditur në një zonë malore në distriktin e Zangarit. Ky është sulmi i tretë i këtij lloji në këtë rajon, që kur Shtëpia e Bardhë drejtohet nga Presidenti i ri i SHBA-së Barak Obama, rreth një muaj më parë. Sipas dëshmitarëve okularë, guerrilasit talebanë kanë rrethuar menjëherë zonën ku goditën raketat, duke mos lejuar askënd që të afrohet. Për këtë motiv, nuk dihet akoma numri i saktë i të vrarëve. Gajtë vitit të kaluar, kanë qënë rreth 30 raketa të forcave amerikane që kanë shenjëstruar zonën në kufirin afgano-pakistanez, duke vrarë më shumë se 220 persona. Ndërkohë që autoritetet e Islamabadit zyrtar kanë akuzuar administratën e Uashingtonit, pavarësisht aleancës së tyre tradicionale, se ka dhunuar sovranitëtin e Pakistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›