Kujtohen policët e rënë në Vlorë, dhurata për familjet e tyre
Vlorë, 27 dhjetor 23:02 NOA - Janë kujtuar ditën e sotme në një ceremoni efektivët e policisë së Vlorës të cilët kanë rënë në krye të detyrës.
Familjet e 12 dëshmorëve të policisë kanë qenë sot pjesë e një ceremonie, ku pjesëmarrës ishte edhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Rasim Boriçi.
Për familjet e policisë të rënë janë shpërndarë disa dhurata simbolike, mes të cilave nga një kompjutër dhe ushqime.
Drejtori i policisë së Qarkut Vlorë, Vehbi Bushati sot këto familje në ditën e përkujtimit të të dashurve të tyre dhe në prag festash meritojnë vëmendje për të mos u ndier vetëm. Dhuratat ishin edhe një ndihmë dhe mbështetje që fondacioni i fëmijëve në nevojë i kryesuar nga. Liri Berisha ka bërë për fëmijët e 12 efektivëve të rënë.
Për ta me këtë rast u organizuar edhe një kokteil, ndërsa përveç dhuratave dhe urimeve për vit të mbarë ata morën edhe premtimin se në të tilla ditë festash s’do të jenë kurrë vetëm, por do të kenë vëmendjen si të uniformave blu ashtu edhe të qeverisë, organizatave dhe shoqatave të ndryshme.
a.h/NOA