E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani ka mbrojtur Bin Ladenin?

Nga Express më 03 maj 2011 në ora 13:30

Pakistani dhe SHBA gjenden në prag të një grindje serioze, për shkak të mbështetjes së Osama Bin Ladenit. Këshilltari kryesor i presidentit amerikan, Barack Obama, për luftën kundër terrorizmit, John Brennan deklaroi se është e pamundur që Bin Ladeni të ketë mundur të fshihet, pa pasur mbështetje.

Ai tha se amerikanët do të hetojnë se si ishte e mundur që Bin Ladeni të jetojë një periudhë kaq të gjatë në afërsi të një baze ushtarake në Pakistan.

"Mendoj se është e pabesueshme që Bin Ladeni të mos ketë pasur mbështetje në sistemin e shtetit, i cili i ka mundësuar atij një periudhë më të gjatë qëndrimi në këtë vend. Nuk dua të spekuloj se për çfarë mbështetjesh është fjala. Ne po zhvillojmë një dialog të ngushtë me Pakistanin dhe e kemi lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit, pa marrë parasysh rezultatin e hetimeve për këtë rast", theksoi Brennan.

Mundësinë e lëshimeve në kërkimin e Bin Ladenit do të hetojë edhe qeveria pakistaneze. Duhet shpjeguar në tërësi se si ishte e mundur që vendstrehimi i Bin Ladenit të mos zbulohet prej shërbimeve sekrete, deklaroi ambasadori pakistanez në SHBA, Husain Haqqani.

Pakistani konsiderohet si një aleat i fuqishëm i SHBA-së në luftën kundër terrorizmit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›