E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Gaddafit u varros në Tripoli

Nga Express më 03 maj 2011 në ora 12:46

Funerali i djalit më të ri të kolonel, Muammar Gaddafit, është zhvilluan në kryeqytetin e vendit, Tripoli.

Qeveria libiane njoftoi se Saif al-Arab dhe tre nipër të Muammar Gaddafit humbën jetën nga sulmet ajrore të NATO-s në një kompleks vilash në kryeqytet, i cili u sulmua të shtunën.

Në funeralit e 29-vjeçarit morën pjesë mijëra persona, teksa aeroplanët e NATO-s fluturonin përsipër.

Të pranishmit bënin thirrje për hakmarrje ndërkohë që ulnin në tokë arkivolin e mbështjellë me flamurin e gjelbër të Libisë.

Në anën tjetër, raportohet se forcat besnike të Gaddafit kanë shtuar sulmet kundër pozicioneve të kryengritësve, në rajonin Malet Perëndimore.

Një zëdhënës i kryengritësve i tha agjencisë Reuters se së paku 10 raketa e kishin qëlluar qytetin Zintan.

Qyteti me popullatë berbere në këtë rajon, afër kufirit me Tunizinë, ishte goditur nga forcat qeveritare, pasi i ishte bashkuar kryengritjes, e cila ka shpërthyer para dy muajsh.

Më tutje, në pjesën lindore të Libisë, një zëdhënës i kryengritësve në qytetin e rrethuar bregdetar, Misrata, tha se ka pasur luftime afër aeroportit të qytetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›