Mburoja amerikane edhe në Rumani

Nga Express më 03 maj 2011 në ora 13:30
Presidenti rumun, Traian Basescu, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rumania ranë dakord për vendosjen e elementëve të mburojës së ardhshme anti-raketore amerikane, në bazën ushtarake rumune Deveselu, në jug të vendit.
"Jemi shprehur dhe kemi pranuar si vend për dislokimin e sistemit anti-raketë ish-bazën ajrore në Deveselu, në rajonin Olt, në jug", shtoi Basescu.
Rreth 200 ushtarakë amerikanë do të vendosen në Deveselu, por kjo shifër mund të arrijë deri në 500, shtoi ai.
Shtetet e Bashkuara dhe Rumania po negociojnë prej muajsh për përcaktimin e vendit dhe të kushteve të dislokimit të baterive anti-raketë në tokën rumune.
"Kjo mburojë anti-raketë nuk drejtohet kundër Rusisë", theksoi Basescu.