E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestinezët vazhdojnë sulmet kundër Izraelit

Nga Express më 21 gusht 2011 në ora 12:24

Militantët palestinezë në Rripin e Gazës kanë qëlluar me raketa qytetin, Beersheba, në jug të Izraelit, duke vrarë një izraelit dhe duke plagosur rreth dhjetë të tjerë.

Për sulmin autorësinë e mori krahu i armatosur i Komitetit të Rezistencës Popullore (CRP).

Grupi mori përgjegjësinë edhe për serinë e sulmeve ditën e enjte, në afërsi të qytetit bregdetar Eilat.

Sipas të dhënave të ushtrisë izraelite, ditën e shtunë nga Rripi i Gazës më shumë se 50 raketa u shkrepën drejtë territorit të Izraelit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u këshillua në mbrëmje në Tel Aviv me përfaqësuesit më të lartë të ushtrisë për situatën.

Në ndërkohë, qeveria e përkohshme egjiptiane i ka cilësuar deklaratat e keqardhjes së Izraelit lidhur me konfliktin, që shkaktoi vdekjen e paqartë të pesë ushtarëve kufitarë egjiptianë, si të pamjaftueshme.

Në të njëjtën kohë, kabineti në Kajro kërkoi nga Izraeli propozime konkrete për një hetim të përbashkët të incidentit kufitar ditën e enjte.

Incidenti ndërkohë ka shkaktuar një mosmarrëveshje serioze politike mes vendeve fqinjë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, për vrasjen e ushtarëve egjiptianë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›