E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani rrëzon akuzat për mbështetje të talebanëve

Raporti

Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze e ka cilësuar si dashakeq raportin, i cili pretendon se Shërbimi i Inteligjencës i Pakistanit u jep mbështetjen kryesore kryengritësve talebanë në Afganistan. Raporti, i lëshuar nga Shkolla Ekonomike e Londrës, pohon se shërbimi pakistanez u siguron talebanëve fonde, trajnime dhe strehim. Zëdhënësi Athar Abbas i ka quajtur akuzat të pabaza dhe me qëllim të keq. Raporti bazohet në intervistat me nëntë komandantë talebanë dhe pohon se Shërbimi i Inteligjencës i Pakistanit “orkestron, mbështet dhe ndikon fuqishëm në lëvizje”.

Komandantët e kryengritësve thanë se Shërbimi Inteligjent i Pakistanit ishte edhe zyrtarisht i përfaqësuar si pjesëmarrës apo vëzhgues në Këshillin Suprem të liderëve talebanë.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›