Serbi, dyshohet një atentat ndaj ministres të drejtësisë
Lajmi u bë i ditur ditën e premte nga mediat serbe, sipas të cilave, shkak për këtë atentat ishte një iniciative ligjore e ministres. "Një grup kriminal i dyshuar për lidhje me Sreten Jociç, planifikoi në fillim të vitit vrasjen e ministres së Drejtësisë, Snezana Maloviç," njoftoi televizioni serb “B92”, i cili citoi një burim të Ministrisë së Drejtësisë. Megjithatë, ministrja Maloviç nuk i komentoi zyrtarisht këto informacione.
Sreten Jociç konsiderohet si një nga kryemafiozët më të fuqishëm në rajonin e Ballkanit. Aktualisht ai ndodhet në burg në Serbi që prej fundit të prillit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së gazetarit kroat Ivo Pukaniç, drejtor i së përjavshmes kroate "Nacional", në tetor të vitit 2008.
Sipas të përditshmes serbe "Blic", autoritetet serbe ishin informuar se disa vrasës profesionistë ishin angazhuar për vrasjen e Maloviçit gjatë muajit janar të këtij viti, përpara maternitetit ku ajo pritet të lindë një fëmijë.
Motivi i atentatit ishte miratimi i ligjit për shpronësimin kriminelëve, që është miratuar në mars të vitit 2009.