E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha apel ne mbledhjen e qeverise Te shmangen incidentet

Mesazhi për të shmangur incidentet dhe tensionet në fushatën elektorale ishte kryefjala e Kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë. Në po të njëjtën linjë, kryeqeveritari Berisha ia ka adresuar këtë thirrje edhe organeve të policisë duke u kërkuar atyre të tregojnë zero tolerancë ndaj personave të caktuar që përdorin dhunën gjatë fushatës për zgjedhjet e 8 majit.

“Ata të cilët verbërisht i lejojnë vetes akte dhune tensionojnë situatënm duhet ta dinë se në mënyrë absolute veprojnë kundër interesave personale, jetike të të gjithë shqiptarëve. Sikundër u bëj thirrje organeve të rendit dhe organeve të tjera të zbatimit të ligjit të adaptojnë zero tolerancë ndaj çdo lloj abuzimi”- tha kryeministri Berisha.

Kryeministri Berisha komentoi gjithashtu edhe qëndrimin e opozitës për të mos votuar në parlament ligjin e amnistisë.

“Qeveria shkoi në parlament me dy ligje, të faljes për ato që mund të falen dhe ligjin e amnistisë që përfshinte dhe faljen dhe ishte më i gjerë. Opozita nuk e votoi ligjin e aministisë. Natyrisht u falen të gjitha detyrimet biznesit të vogël, biznes që punëson 90 % të shqiptarëve, si dhe u falen detyrimet 207 mijë familjeve që në masën 99.9 % janë njerëz në nevojë”- tha kryeministri.

Projekti i qeverisë për ullinjtë ishte një tjetër çështje mbi të cilin kryeministri Sali Berisha u ndal në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›