Procedura per marrjen e nje dublikate te certifikates se pronesise
Anilejda Shembitraku - Gazeta Albania publikon procedurat dhe koston per nxjerrjen e nje dublikate te certifikates se pronesise nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Me kerkese te pronarit te nje pasurie te paluajtshme ose te qiramarresit te cileve nuk u eshte leshuar asnje certifikate pronesie ose qiraje regjistruesi i leshon pronarit nje certifikate pronesie ose qiraje. Sipas rastit ne forme te shkruar duke pasqyruar te gjitha informacionet qe ndodhen ne kartelen e kesaj pasurie dhe qe kane efekt mbi pasurine e paluajtshme apo mbi kontraten e qirase. Per cdo pasuri te paluajtshme per cdo kontrate qiraje apo hipoteke leshohet vetem nje certifikate. Certifikata e pronesise e qirase apo e hipotekes eshte deshmi e vlefshme per ceshtjet qe tregohen ne te ndersa pasuria e paluajtshme kontrata e qirase apo e hipotekes u nenshtrohen te gjitha atyre qe jane shkruar ne kartele si ne rastin kur keto shenohen ne certifikate ashtu dhe kur nuk shenohen. Data e leshimit te certifikates se pronesise se qirase apo hipotekes shenohet ne kartele.
Perdorimi
Menjehere pasi pasuria e paluajtshme te jete regjistruar cdo transaksion i metejme qe ka te beje me te drejtat mbi te duhet regjistruar ne perputhje me ligjin. Regjistrimi i nje pasurie te paluajtshme i jep personit si individ si bashkepronar apo si perfaqesues i familjes te drejten per te disponuar kete pasuri te paluajtshme ne perputhje me ligjin. Cdo pronar qe fiton nje pasuri te paluajtshme kontrate qiraje ose hipoteke mendohet se eshte njoftuar per cdo shenim ne regjister lidhur me pasurine e paluajtshme kontraten e qirase ose hipoteken.
Humbja
Ne rast se nje certifikate qe ka marre cdo person i interesuar ka humbur ose eshte prishur ai mund ti kerkoje regjistruesit ku ndodhet pasuria e paluajtshme leshimin e nje certifikate te re duke paraqitur te dhena te mjaftueshme qe regjistruesi te bindet per humbjen ose prishjen e certifikates se meparshme. Ne rast se ai bindet lidhur me kete fakt dhe pasi publikon nje njoftim qe ai e sheh te pershtatshem regjistruesi leshon nje certifikate te re duke bere shenimin perkates ne kartele. Kur gjendet certifikata e humbur ajo i dorezohet regjistruesit per asgjesim. Cdo person mund te shohe konsultoje apo kontrolloje cdo kartele dhe mund te kerkoje nje kopje te vertetuar te saj cdo pjese te hartes treguese te regjistrimit cdo dokument pronesie apo plan rilevimi te depozituar ne zyren e regjistrimit duke paraqitur nje kerkese me shkrim dhe kundrejt nje tarife te caktuar.
Regjistrimi i hipotekave
Hipotekimi kerkon regjistrimin e hipotekes ne seksionin perkates te karteles se pasurise te paluajtshme ose nje pjese te saj qe perdoret si garanci per detyrimin regjistrimin e personit ne favor te te cilit ajo krijohet si pronar te saj dhe depozitimin e dokumentit ne dosje. Zbatohen rregullat per regjistrimin e pasurive te paluajtshme.
Regjistrimi i hipotekes ligjore
Me regjistrimin e pasurise se paluajtshme regjistruesi duhet te beje regjistrimin e hipotekes ligjore te rrjedhur nga nje kontrate shitje ne seksionin e duhur te karteles te pasurise se paluajtshme qe shitesi ka mbi kete prone.
Fshirja e hipotekes
Regjistruesi ne baze te kerkeses me shkrim te paraqitur ne formen e percaktuar nga ligji vendos fshirjen e regjistrimit te hipotekes kur jane plotesuar kushtet sipas dispozitave perkatese te Kodit Civil. Kerkeses duhet ti bashkengjitet akti qe justifikon fshirjen e hipotekes. Veprimet perkatese nenshkruhen nga regjistruesi.
Regjistrimi i titujve ne perdorim
Per cdo titull ne perdorim qe eshte dhene per pasuri te paluajtshme prone e shtetit do te krijohet nje kartele e vecante dhe te pasqyrohet ne harten treguese te pasurive te paluajtshme. Zoteruesi i titullit ne perdorim shenohet ne seksionin perkates ndersa ne seksionin e pronareve si pronar i kesaj pasurie te paluajtshme shenohet shteti.
Regjistrimi i kalimit te pronesise me ane te ligjit me vendim te gjykates apo te nje akti administrativ
Ne rastet kur shteti personi fizik ose juridik ka fituar te drejten e pronesise mbi nje pasuri te paluajtshme ka lidhur nje kontrate qiraje ose ka vene hipoteke ne baze te ligjit vendimit te gjykates apo te aktit te nje organi administrativ regjistruesi mbeshtetur ne keto akte qe personi i interesuar ia paraqet ben regjistrimin duke shenuar pronar shtetin personin fizik ose juridik qe i ka kaluar e drejta e pronesise.
1- Shitje trualli ose truall - godine nga person juridik
Tarifa 1500 leke
Taksa e sherbimit 300 leke
Gjoba dite/ vonese 150 leke
Afati ligjor per paraqitje ne ZVRPP 30 dite
Dokumente te nevojshme
1- Kontrate shitje qe merret nga noteri
2- Certifikate pronesie merret nga Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive
3- Kartela e pasurise merret nga Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive
4- Harta treguese e pasurise kopje merret nga Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive
2- Konsultim i karteles
Tarifa 200 leke
Taksa e sherbimit 50 leke
Dokumente
Kerkese me shkrim nga i interesuari ku perfshihen te dhenat e nevojshme per identifikimin e pasurise
3- Leshim certifikate pronesie
Tarifa 400 leke
Taksa e sherbimit 100 leke
Gjoba dite/ vonese jo leke
Dokumente
Kerkese me shkrim nga i interesuari ku perfshihen te dhenat e nevojshme per identifikimin e pasurise
4- Kontroll zyrtar i pasurise
Tarifa 500 leke
Taksa e sherbimit 50 leke
Dokumente
Kerkese me shkrim nga i interesuari ku perfshihen te dhenat e nevojshme per identifikimin e pasurise
3 Nentor 2010