Dy anomalitë e këtyre zgjedhjeve
Fushata elektorale për zgjedhjet vendore, pati shumë cilësi që e ndryshojnë me të mëparshmet, por padyshim cka e bën edhe më të vecantë, është fakti se ishte më e gjata ndoshta në historinë e pluralizmit.
Eshte rregulluar me ligj që fushatat nisin një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa fushata që po sos këto ditë u shtri të paktën në dy muaj.
Kur Presidenti Moisiu shpalli datën e parë të zgjedhjeve në fillim të dhjetorit, 20 janarin, pakkush mendoi se një dekret tjetër do të zinte vendin e të parit, dhe se Kreu i Shtetit do të rrethonte një datë tjetër në kalendar, pra 18 shkurtin.
Ndërkohë, hapësira mes dy firmave të Presidentit, nuk ishte aspak një muaj mjalti. Përkundrazi, fushata nisi, madje më e tensionuar se sa mund t’i shkonte zgjedhjeve politike. Paçka se me kalimin e ditëve, teksa opozita përforconte deklaratat e saj se nuk do të merrte pjesë në zgjedhje pa u plotësuar standartet që kërkonte, disa mendje nisën të parashikojnë një shtyrje të zgjedhjeve, të gjithë gjendeshin para faktit se data e votës ishte 20 janari, sepse kështu ishte vendosur nga Moisiu, me tagrin e tij kushtetuese.
Kriza thellohej, fushata vazhdonte.
Në fund të fundit, bëhet fjalë për zgjedhje administrative. Mirëpo, situata u bë shumë dramatike, për shkak të krizës parazgjedhore
I gjithë ky tension zor se do të kalojë pa pasoja. Do të ishte e kuptueshme që të lodhur me fushatën e gjatë e shoqëruar gjithnjë nga atmosfera e krizës, shqiptarët që u drejtohen kutive të votimit të jenë më të paktë.
Në fund, abstenimi nuk është assesi një zgjedhje e zgjuar. Kush nuk voton do të qeveriset nga ai që voton, pati deklaruar një ambassador amerikan në Tiranë kohë më parë. Gjithsesi, ata që do të vendosin të mos angazhohen dhe të qëndrojnë mënjanë, I kanë dhënë një shuplake politikës në përgjithësi.
Nëse zgjedhjet locale janë më shumë një test për qeverinë, një sinjal që qytetarët dërgojnë ku shprehen nëse janë dakort me kursin që ndjek ekzekutivi, kësaj radhe duket se provën më të fortë po e kalon opozita. Dhe këtu vjen normaliteti i dytë i kësaj fushate. Në vend që simbolika e këtyre zgjedhjeve të ishte ajo që, a i aprovojnë shumica politikat që ka ndjekur mazhoranca dhe sidomos a janë të kënaqur me zbatimin e premtimeve të zgjedhjeve të fundit politike, ku kemi të bëjmë me një shportë të bollshme gjërash që janë thënë se do të realizohen, duket se më shumë vëmendja është zhvendosur tek lidershipi i ri i opozitës.
Cili do të jetë fati i tij pas këtyre zgjedhjeve.
Zhvillimet në opozitë në fakt kanë qënë interesante. Pas dështimit në zgjedhjet e fundit, në krye të partisë socialiste erdhi Edi Rama. Drejtimi që ai i ka bërë partisë ka qënë një sfidë më vete. Përpara se të angazhohej në këtë sipërmarrje, ngjan se Rama ka pasur një përfytyrim romantik për partitë.
I është dukur një gjë e thjeshtë, lehtësisht e ushtrueshme. Mirëpo terreni që gjeti në një forcë politike tradicionale, me struktura të vjetra, gjithaq të konsoliduara, e ktheu aventurën e kryebashkiakut të Tiranës në një vrapim me pengesa.
Tani ai hynë në një garë të zorshme. I duhet të arrijë dy fitore. Së parti Bashkinë, ku kandidon për një mandat të tretë, dhe e lidhur ngushtë me këtë, ai do të cojë para votuesve, partinë e tij socialiste. Sa ka arritur ai ta ndryshojë këtë formacion, që në fakt në zgjedhjet e përgjithshme të 3 korrikut mori një goditje jot ë vogël.
Nëse garon për dy trofe, dhe nuk arrin, atëherë ai koleksionon jo më pak se dy humbje.
Këto janë rrethanat që i bëjnë zgjedhjet e 18 shkurtit të tingëllojnë më shumë një test për opozitën se sa për qeverinë. Rrethana që duhej të ishin fatlume për qeverinë.