E Diel, 1 Nëntor 2026

PARKU ARKEOLOGJIK I AMANTIAS

Të dhëna për parkun Arkeologjik

Amantia:Sipërfaqia :15 hektarë.Pozicioni :Ndodhet në majën e kodrës të fshatit Ploēë.Në juglindje:Kalon rruga e vjetër Vlorë-Tepelenë.Veri:vargu i kodrave.Perëndimi:varrezat Jug:kufizohet me luginën e përroit.Vendodhja :34 km nga qyteti bregdetar i Vlorës.Itenerari: rruga për në parkun Arkeologjik Amantia përshkon luginën e lumit Shushicë si dhe fshatra të kësaj krahine nëpërmjet këtij itenerari tashmë të zbardhur:Vlorë-Qishëbardhë -Drashovicë-Kotë-Vajzë-Ploēë.Rrugë lidhëse depërton deri në fshatrat e zonës Kudhës- Gërhotit.Qyteti antik i Amantias gjëndet i shtrirë në kreshtën e një kodre mes dy majave në këmbë të një vargëkodrinash.Kjo qëndër e hershme ilire e shtrirë në hapsirë dhe në kohë,sot gjënden rrënojat e saj në 15 ha të parkut arkeologjik të Amantiasë,lindur e lulëzuar në 10 shekuj në ndryshim e pasurim të vazhdueshëm.Epiqëndra e qytetërimit në një zonë të tillë kodrinore gjëndet në lartësinë 613 m mbi det.Në këtë pikë pozicionohet kodra më e lartësuar ku fillojnë rrënojat e qytetit antik,duke pësuar shtrirje në kohë nëpër sheshet e taracave.Kodra ku ka jetuar për 1 mijë vjeēarë qytetai ilir i Amantias ka formë koni.Ajo është pjesë e veēuar nga vargmali,që përthyhet me një përrua.Qyteti antik Amantia gjëndet në kodrinën që ka mbajtur këtë qytetrim ilir në mes të rrjedhës së dy lumenjëve me një shtrirje deri në det,shprehen studjuesit e saj.Në verilindje lumi Vjosë i krahinës Mallakastër.Në jugperëndim shtrihet lugina e lumit Shushicë.Qyteti antik,rrënojat dhe gjurmët e tij janë zbuluar në fshatin Ploēë të rrethit Vlorë,ato gjënden në një kodër 34 km larg nga qyteti i lashtë i Aulonës.

ZHVILLUAR SI QYTET

Qyteti Amantia është zhvilluar një zonë kodrinore.Aty është rrënjëzuar ,nga të dhënat dëshmohet se në shekullin e IV p.e.s është një qëndër e rëndësishme.E zhvilluar në zonë kodrinore nën këmbët e malit,qyteti antik ka qënë i fortifikuar me murre.Por në ndryshim nga qëndra të tjera që i përkasin kësaj periudhe,qyteti i Amantiasë e ka kapërcyer këtë dimesion fortifikues,duke kërkuar dhe gjetur shtrirje jashtë murreve përreth akropolit.Ndryshimi befasues në Amantia është vrejtur në ngrehinat,ndërtesat publike, këto ndërtime nuk gjënden të shtrira në toka pjellore anës lumenjëve,por në lartësi kodrash brenda shesheve ose tarracave,që rrethoheshin me murre.

EKZISTENCA

Kohëekzistenca e Amantias shkon përtej kufinjve të 10 shekujve jetë.Arkeologët e paraqesin Amantianë në ekzistencën e këtij qyteterimi në një limit kohor prej 1 mijë vjecari.Në librin e jetës së këtij qyteti është ende i pazbardhur por mendohet,se ky qytet ka jetuar brenda kufinjëve të një mijëvjēari.Rrugëtimi i periudhave të këtij qyteti në hapsirën kohore është i tillë:1-Kohëlindja e Amantiasë është rajvizuar ,në kohëshekuj të largët.Sipas të dhënave të mbledhura në shekullin e IV p.e.s Amantia gjëndet një qëndër e rëndësishme skllavopronare.Në botimet që kanë përcjellur lulëzimin e këtij qytetërimi ilir thuhet se në shekullin e IV p.e.s ka qënë koha kur Amantia nga një vendbanim jo aq i rëndësishëm,bëhet qytet,shprehet arkeologu S.Animali në studimin e tij:” Amantia”.Në gjysmën e parë të këtij shekulli u ngritën murre,që rrethonin majën e akropolit.Rreth tij dhe në tarraca ,në kodrinë u shtri qyteti ilir.Ka të dhëna që flasin se qyteti ilir pësoi një bum me ndërtime ,të veçantë
të cilat i përshtaten zonës kodrinore ku shtriu gjymtyrët qyteti antik.Godinat me karaker publik u ndërtuan në tarraca u rrethuan me murre.Qyteti kodrinor i Amantias përbënte një pamje të veēantë, por dhe krejt të ndryshme nga qytetet ilire dhe ndryshimi vihej re tek ndërtimet në sheshe tarracash të këtij qyteti antik terësishtë kodrinor.2-Në shekullin e III-II p.e.s qyteti ilir i Amantia njihet një qytet me zhvillim.3-Duke mbritur drejt shekullit të I p.e.s qyteti kodrinor i ilirëve bie nën zaptimin e pushtimit romak,ndërkohë që ekonomia,tregëtia janë nën zotërimin e romakëve.Periudha e pushtimit romak krijon për qytetin ilir fenomemin e zbehjes së tij.Fillon të ndihet rënia e ngadaltë e këtij qytetërimi.4-Ka të dhëna që sjellin faktin se në fund të antikitetit,Amantia përmendet si qëndër peshkopale.Gjurmë kultesh gjënden në këtë qytet.5-Duke ardhur kohë e mesjetës Amantia është një qytet i zhdukur,por jo i haruar nga harta e qytetërimeve ilire.

POZICIONIMI I AMANTIAS

Nganjëherë emërtimi saj thirret lugina e lumit Shushicë.Në tablon e portretit të saj,është pozicionimi: zonë rurale.Katundet kanë një shtrirje jo më simetrike.Në rrjedhën e këtij lumi me burime në buronjat e Kuēit,gjymtyrët e Shushicës nga përrenjt,kurse trupi shkapërderdhet nga lindja drejt shkarkimit në det.Dilë o lumi i Vlorës dil o……….Por rruga kthet për në Amantia në kilometrin e 22 të distancës Vlorë-Amantia,në pikëthimin e njohur si :”Qafa e Dushkut”.Rrugëtimi malor përshkrohet me dhjetë km të tjera.Katundi i afërtë është fshati Vajzë.Këtu ka patur gjetje arkeologjike,tuma etj.Nga fshatit Vajzë e ndjanë vetëm 5 km qytetin antik të Ilirisë jugore.Qyteti i Ilirisë Jugore,Amantia ngrihet në kodrinën e fshatit Ploēë.Emërtimi i fshatit Ploēë është bërë në shekujt e fundit.Do të riemërtohet fshatit Amantia.Ka një vendim të K.Qarkut Vlorë dhe një kërkesë të banorëve vëndas.Si dhe të komunës.Ploēa dotë rithirret Amantia,kurse banorët e saj si dikur do të njihen amantinë.Është vendi i tyre i kahershëm.Emri i tyre i kahershëm.Krahu tjetër rrjedhë Vjosa.Gjalpërin Vjosa, lumi ujëshumë.Midis këtyre dy rrjedhave shtrihet një kodër.Është kodra e një qytetërimi ilir.Kështu është thirrur në qindra vjet dhe miliona ditë,AMANTIA,ky qytet antik kodrinor.

Befasia e çdo njeriu, që ka përshkruar mbi 35 km ,rreth 5-6 km të pasafaltuar është qyteti antik Amantia.Amfiteatri, që vëndasit i thonë stadiumi me një kapacitet prej rreth 3000 vende ,përbënë mrekullinë.Duke e parë nga larg është një magji ndërtimi i tij në kohëra të hershme.Po ta përshkruajmë Tartarin e zbardhur në dimër nga dëbora ,malin e qethur nga bimësia,kodrina ku është ngritur shekuj më parë qyteti i Amanties është e veēuar,ose e ndarë nga përroi.Ngjanë me një mal të mbarsur.Duke mbritur tek shprehja u mbars mali,polli një flori…Amantia është një kryeqëndër e vetmja e ndërtuar kështu në lartësi malesh në juglindje.Andej vështron përmes mijëra syve.E gjithë kjo lartësi vjen duke u shuar në përroin e thatë.Ose fletët e tij i ngjasojnë një libëri ku fletët vijnë duke u mbyllur.Stadiumi i Amantias është një trokitje në shekullin e antikitetit,kur ka lulëzuar,buisur e zhvilluar Amantia.Stadiumi i Amantias të zgjonë një mendim.Sa larg qëndrojmë ne,si hemisferat në glob me ishfqinjin verior, që pretendojnë dhe rreken ti mbushin mëndjen botës se ne nuk kemi histori.Hajdeni këtu në Amantia dhe do të gjeni hershmërin tonë,këtu do të mësoni se ē’distancë na mbanë në largësi njëqindfish nga ardhja juaj në Ballkan me dyndjet e vonshme sllave. Kodrina është e përbërë nga një bimësi e shkurrore tepër e vogël.Nuk ka gurë edhe nëse fillojnë larg të shfaqen tek kështjella,ose kalaja siē duan ta njohin vëndasit duhet të jenë gjurmët e ndërtimit të kalasë.Pra nga janë sjellur këta gurë me këto përmasa,që të hedhin në një rrugë të mendueshme.Nga mali përkarshi, që mund të jetë ati i kësaj kodrine ku gjendet Amantia!Shprehin të njëjtën fytyrë.I përngjasojnë një grua shtatzëne,ose të mbarsur.Kur shikon Amantien respekti për paraardhësit tanë është një shenjë mencurie e veēantë.Ata ndërtuan qytetërime si të gjithë popujt e tjerë të kohës,ngritën kulte e kështjella,si të gjithë të tjerët.Na lanë këto gjurmë të qytetërimeve të tyre,që as shirat,era dhe mjegullat,por dhe kohërat dhe të ligjtë nuk kanë mundësi ti fshijnë nga defeteri , por të mos na dhëmbë shumë koka,për të provuar se jemi autoktonas në këto troje.

Kjo është një kulturë kombëtare, shteti po sjell gjithë këtë angazhim për Amantien.Dielli,shfaqet që në lindje.Dhe për këtë qytezë të historisë së lashtësisë sonë,dielli po rilind vetëm nën kujdesin e tanishëm të shtetit dhe MTKRS. Mesazhin më të mirë, që përcjellë është se kemi një pasuri të fshehur në dheun e butë të kodrinës së Amantias,janë diamantët e tokës tonë,që kanë shekuj që rrinë e prisnin këtë ditë të zbulohen për tu nxjerrë nën shkëlqimin e diellit tonë.Edhe perlat, që fshehë nëntoka e Amanties,do ta ketë këtë fatë,hapja e parkut arkeologjik është një mundësi dhe një interes i vecantë i kësaj qeverie, që pasuritë e shqiptarëve dhe atyre të paradhësve tanë të gjenden nën dritën e diellit,jo më në nëntokën tonë.

ÇFARË MUND TË VIZITOSH NË AMANTIE?

15 ha të parkut arkeologjik Amantia janë vende tërheqës,në lartëesit e një kodre.Vizitën e parë vizitori e bënë në portikun e hyrjes.Nga kthesa e qafës së Luarit,vetëm 200 m dhe vizitori ndesh në veprën më të ruajtur të antikitetit,stadiumin e Amantias.Rradhët e gurta përbjënë befasinë dhe njëkohësisht madhështin e këtij qyteti ilir.Stadiumi ka 17 rradhë të gurta në pjesën veriore tëq tij,ose tribunën qëndrore.Gurët e mëdhenjë tregojnë për një vepër madhore ndërtuar në fundin e kodrës ku jetuan amantinët.Pjesa përballë ka 8 rradhë dhe 4-6pjesa jugore e stadiumit.Satdiumi i Amanties është i përmendur nga lashtësia për lojrat që zhvilloheshin në këtë vend.Ai tregon edhe zhvillimin e sporteve në qytet malore të Ilirisë Jugore.Për të vizituar kodrën ,rruga qarkohet përreth saj.Në pjesën veriore rruga është e përshkrueshme.Gjurmët e murreve rrethues fillojnë të shfaqen pjesë- pjesë.Një pjesë janë ruajtur,ka edhe pjesë të dëmtuar.Tek kalaja ose pranë shkëmbit të Ploēës ku u ngritën veprta monumentale të qytetit, që ishte i shtrirë jashtë murreve rrethuese janë ende 4 familje, që jetojnë brendas këtij territorri prej vitesh.Vëndasit, që jetojnë këtu kanë vendosur në murret e banesave të tyre pjesë të murreve rrethues ,ose kanë ndërtruar murre me gurë të marrë nga murret rrethuese.Gurët e kohës ës lashtësisë shquhen qartazi.Deri para viteve ’90 ka ekzistuar një muze arkeologjik.Shkatërrimi i tij bëri, që të
humbasin një pjesë e vlerave arkeologjike të gjetura në këtë territor gjatë ekspeditave të ndryshme, që filluan të eksplorojnë këtë qëndër ilire fill pas viteve 1948 e në vijueshmëri.Shumë vepra arkeologjike janë zhdukur ,duke mos u ruajtur për historin e kësaj kulture të lashtë.Një pjesë mendohet se gjëndet në shtëpitë e banorëve vëndas ose janë mërguar në vende të tjera pas migrimit të brendshëm të kësaj popullate në drejtim të metropoleve.Këtu quhet vendi kala.Murret rrethues të akropolit mund ti shqyrtosh nga afër ose në distancë.Ka vepra të punuar prej guri ose në mermer.Njërën prej tyre vëndasit, që ende jetojnë në këtë territor parku e kishin vendosur në portën e një stani dhe aty ndiznin qirinjë duke e ktheyer në një vend kulti të kohës së paganizmit të vontë.Ishte një vepër gjysëm me një lloj mermeri tepër të fortë.Pjesa tjetër thonë vëndasit po të kryehen gërmimet mund të gjendet.Ajo, që thirret si kala ka brenda pusin më të ēuditshëm të botës.Pusi shikohet në pozicionimin sipër,dhe nga pjesa e poshtme gryka e tij e rrumbullaktë.Ky ka qënë një pus i ndërtuar në shkëmb.Rreth këtij shkëmbi ka gdhendje dhe ,pjesë me hyrje e dalje të vogla.Tek lëmi i Peēit mund të shkohet duke zbritur nga kalaja.Vendi është një kodrinë e sheshtë.Aty shquhen gjurmët e një tempulli dhe të një kishe forma dhe mënyra e ndërtimit është studiar fare pak.Porta e hyrjes juglindore ,na u prezantua në fakt nga vendasit si portë e daljes së fshehtë të rrugës për në stadium.Por në të vërtetë është portë dalje me një hark të madh qëndron në këmbë ende,ndonëse ka pësuar një rikonstruksion.Fakti më i ēuditshëm janë sterat eujit.Ngado nëpër të gjithë këtë territor do të ndeshesh me sterat e ujit.Ato mbajnë ujë të ftohtë por janë të cekta si thellësi një pjesë e tyre.I gjithë territori prej 15 ha pra gjithë kodra është një pasuri me monumente të zbulura dhë të fshehta,një pjesë e tyre i ruan toka.Vëndasit në thonë se kanë gërmuar këtu rusët me skavator,por edhe shumë të huaj si italian,austriak,ka dhe shumë humbje të gjetje pas prishjes së muzeut që ndodhet tek kalaja,atje një monument i gdhendur në mermer ishte vendosur nga të zotët e një prej banesave që banojnë atje tek vatha duke u përdorur si vend i shenjtë madje bestimarët treguan se një banore që kishte banuar aty i shfaqur në gjumë dhe kishte ardhur e ndezur një qiri aty,prej asaj dite gjëendet atje dhe kur kërkuam ta hiqnim ata u hodhën ne i mbrojmë me zjarr,mirëpo ku janë gjetjet e tjera, që janë bërë në Amantia,përvec dy stendave që i ka në zotërim muzeu i Vlorës?

MONUMENTET E AMANTIAS

Gërmimet që janë kryer,kanë patur nje koncept të qartësuar duke shpresuar të mos kishin humbur gjurmët,kanë sjellur të dhëna historike.Kohë ekzistenca e një qytetërimi ilir,monumentet si vepra të mëdha,arkitekturore të një qyteti antik shprehin rëndësinë por njëkohësisht mbeten dëshmi e ekzistencës së një qytetërimi të rëndësishëm në Ilirin e Jugut.Nga këto vepra me përmasa monumentale,që kanë themeluar ekzistencën e një qyteti të mirfilltë antik dhe kanë bashkëjetuar në shumë shekuj jetë të këtij qytetërimi përmenden :1-akropoli2-stadiumi3-murret mbështetëse.4-tempulli etj.Kurse gjetjet arkeologjike tregojnë ekzistencën e shkallëve të këtij qytetërimi të hershëm të zhvilluar në kodrën midis rrjedhjes së dy lumenjëve .400 monedha janë gjetjet që kanë mbledhur arkeologët.Kohëpërdorimi dhe prerja e tyre përshkonë këta shekujt shek.IV p.e.s deri në shek IV e.s.Në Amantia kanë qarkulluar edhe prerje të ndryshme të vendve të tjera.Monedha e Amantia gjykohet se është prerë nga mesi i shek.III-p.e.s-shek I.e.sQyteti i Amantias ka qarkulluar një numër monedhash të vendeve të tjera për shkakun e pozitës gjeografike si dhe të një ure lidhëse për të zbritur në det.Ajo përcakton njëkohësishte dhe shkallët e zhvillimit ekonomik të këtij qyteti si dhe të qyteteve të tjera ilire.Monedha vendase quhej:AMANTAN.Në fshatin e sotëm të quajtur Ploēë janë gjetur monedha vendase të prerë në Amantia.Monedhat janë prej bonxi me legjendën AMANTAN.Studjuesit citojnë faktin se monedhat e Amantias janë prere nga mesi i shekullit të IIIpe.s,deri në shek I pe.s.Monedhat amantine janë gjetur rreth 91 copë.Janë prej bronxi.Tipi i monedhave të gjetura në Aamntia përfaqësojnë tipin Zeus-rrufe.Zeus-Dione-gjërpër.Artemis-flakse.Tipet që u përkasin periudhave të mëvonshme Zues-rrufe.

AKROPOLI

Amantia ka pasur të fortfikuar akropolin rreth 220m.S.Animali jep një të dhënë :”Pllaja e sipërme shëkmëbore në pjerrësi të ndryshme të faqeve të të saj i ka detyruar ndërtuesit të përshtatin murret,teknikën e ndërtimit dhe drejtimin e tyre në përqasje me vendin.Por akropoli ka lartësuar murret etij pikërishtë në kohën e zhvillimit qytetërimit ilir.Ky monument antik si dhe të tjera të gjeturë në rrënojat e kësaj kodre është shprehje e fuqisë ekonomike,matëriale të ilirëve.Ndërkaq ky qytetërim erdhi si një klithmë shpirtërore në ditët e mëdha të përndritjes ilire,kur zhvillimi i tyre solli qytetërim potencial, që ekzistoi qindra vjecarë jetë edhe këtu në kodrën e Amantisë.Monumentet e zbulimit në Amanti,përmbajnë vlera të vërteta,që flasin me gjuhën e tyre për qytetërimin e hershëm ilir në lartësit e kësaj kodre.Ka edhe një arsye të thelle të historike.Prezencën e përhershme ilire pa kufij stinësh në këtë qëndër ilire dhe në qëndra të tjera ilire, që gjënden në afërsi me Amantinë.Me dorën e tyre ilirët kanë sanksionuar se vepra e këtij qytetërimi janë produkt i një qytetërimi mijëravjecar ilir.Kjo është simetria që mbante kahje të kundërtë me disa qëndra të tjera .Kjo është njëkohësisht ngritja e ilirëve në sytë e qytetërimeve të tjera të botës.Me forcën e shpirtit të tyre,ata ngrohën venat e ngrira të qytetërimit ilir.Ngritja e këtyre monumenteve është përpjekja, që ditë për ditë e ēdo stinë plotësuan kronikën e madhe të qyterëimit ilir.Duket,që kjo është arsyea se prej andej pra nga koha e qytetërimeve ilirëve,kanë mbetur gjurmët e saj,monumentet e këtij qytetërimi si rubin i parë në këto themele lashtësie.Këtu në kodrën e Amantisë,që kur dielli dhe hëna kishin lerë ishin edhe amantët.Mijëra fletë historie,studime do të vërtetojnë këtë tezë.As pushtimet sado të rënda,sado të zeza të ishin një ditë do ta këpusnin zinxhirët.Arsyeja.Kjo është toka e ilirëve.Ilirët e kishin “hisen” në Ballkan,në Iliri.Ku nga këto studime shprehen dhe monumentet e këtij qytetërimi duke dëshmuar se qytetërimi ilir arriti të përhapi valë të fuqishme sizmike ndër shekuj .Kështu duhet parë teza se ilirët ishin zotër të këtyre trojeve.Këtu i gjeti vakti i kësaj bote,këtu ngritën qëndrat e tyre ,jetuan dhe këtu në tokën e tyre prehen në përgjumjen e gjatë.Ilirët në Iliri ishin në “shtëpinë e tyre”,ēdo arsyetim tjetër dhe i ndryshëm nga ka ardhur nga larg,duke gjetur shtratë të ngrohtë në gadishullin e sertë të Balkanit,aty ky kufijtë me armiqësit kishin pjellur ,ndonëse më shumë se sherret,luftra të përgjakshme fqinjësie.Në përmasat që e kërkonte koha edhe në këtë pikë jugore të Ilirisë,ky lloj qytetërimi ishte tregues domethënës për origjinën tonë të hershme të lashtë dhe të vjetër.

MURET E AKROPOLIT

Muri i akropolit në kodrën e Amantisë qarkon sipas relievit të kodrës.Mbetet e vlerësuar teknika e ndërtimit të tij.Është punuar shkëmbi duke synuar që të vendosen rradhët e blloqeve si dhe duke realizuar lidhjen me faqen anësore,duke bërë faqe të jashtme të drejtë vertikale.Gurët,që kanë qënë pjesë përbërse e murit janë gdhendur në përmasa të mëdha.Kështu nga ky lloj latimi, që ndërtuesit kanë bërë ka ardhur forma e tyre e cila ka rezultuar të jetë :paralelopipedi,polygonal,trapezoidal.Qëllimi i zbardhur i blloqeve të latuar ka qënë muri i fort,i mirë.Janë përcjell të dhënat për murret e akropolit.Dhe të deshifruara nga arkeologët.Kur muri vendosej në tokë shprehen arkeologët,përdoreshin blloqe paralelopipedi me fugatura horizontale,vertikale me faqe të drejtë.Kur murri vendosej në shkëmb ,arkeologët kanë gjetur formën e gurëve polygonal të vendosur nga dora e ndërtuesve të atij qytetërimi.

PORTA HYRËSE

Një port hyrje në akropol ka patur formën e një harku.Përmasat e saj janë 2.20m e gjatë,0.12m e gjerë,0.11m e thellë.Me drejtimin “lëmi i Peēit” ka ekzistuar një port tjetër që përshkruhet me një korridor shkëmbor në mes të dy murreve.Nga studimi tek gjurmët e akropolit është gjetur lloji i ndërtimit me blloqe polygonal.Murri I gjetur shkonte deri në 28m dhe ndërsa mbante një lartësi deri në 8m.Ndërtuesit e këtyre veprave antike kanë latuar shkëmbin ku jane vendosur blloqet poligonale.Blloqet e këtyre murreve të gjetur në skajin perëndimor kanë këto përmasa:1-Një bllok është 2.30m I gjatë është 1.25m I gjerë është 0.88m I trashë.2- Një bllok është 2.60m I gjatë Është 1.75m I gjerë Është 0.90m I trashë.Muri I faqes juglindore.Shkëmbi gjënsdet aty I gdhendur në formë shkalle.Ka një shesh të vogël 3.70x4m shëkmbor.Mendohet se duhet patjetër në këtë vendpozicionimi i saj të ketë qënë një pikë vrojtimiMuri polIgonal gjëndet në faqen veripërendimore,ku janë ruajtur 8 rradhë gursëh.Arkeologët kanë gjetur mënyrën e njëjtë të gdhendjes dhe vendosjes me ndryshim lidhjen që kanë formuar blloqet me shkëmbin.Guri polygonal janë vendosur mbi rasa ranore nga ku janë zbardhur këto përmasa 0.70m të gjatë,060.m të gjeërë.0.20 të lartë.Thelbi i ndërtimeve të murreve të akropolit nuk ka qënë forma e blloqeve,që mund të paraqiten paralelepipedi,poligonal por është teknika e ndërtimit e përdorur nga ndërtuesit amantinë në këtë pozicion malor të këtij qyteti të lashtë.Gurët janë latuar me kujdes dhe vendosja e tyre është bërë me një teknikë të përsosur.Duke peshuar këtë stil ndërtimi arrihet kështu në një përfundim se ndërtesit amantinë zotëronin aftësi të mira,ndërtuese,ndërkohë mund të citohet se ndërtuesit amantinë në këtë copëz të Ilirsë Jugore i njihnin mjaftë mirë këtë llojë mënyre ndërtimi që e kanë shfaqur me ndërtimet e tyre në ndërtesat e tjera të këtij qyteti kodrinor shumë të hershëm si kohë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›