E Diel, 1 Nëntor 2026

Lakuriqësia e Ramës dhe imituesit e perëndimit

E parë nga shumë aspekte kjo fushatë zgjedhore nxorri në pah shumë risi, pozitive apo negative qofishin ato. Vlerësimi i takon çdo kujt që e ka ndjekur ecurinë e fushatës. Por sigurisht që më e reja ishte publikimi i fotove nudo të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Ishin shenjë e një degradimi apo tregonin vlera të vërteta perëndimore dhe liberale. Kjo u gjykua sipas shijes së çdo njërit prej nesh , në varësi dhe të afërsisë emocionale apo pikëpamjes tonë ndaj Partisë Socialiste dhe kyebashkiakut , kandidat për kryeministër. Në fakt mendimin tim do tua jap në fund pa dashur të bind askënd të mendojë si unë.

Ajo që të çudit në gjithë këtë dallavere është fallsiteti me të cilin reagojnë një pjesë e opinionit publik ose më mirë të themi një pjesë e opinionbërësve. Është vërejtur si sëmundje e tranzicionit shqiptar, mania për tu dukur evropian dhe perëndimor, në kuptimin më negativ të fjalës. Pra si në çdo rast tjetër kur në përpiqemi madje dhe sforcohemi së tepërmi për tu dukur si hollandez apo si Italian, aq më keq si amerikan, edhe në rastin e reagimit ndaj nudizmit të Ramës u shfaqën disa imitues të shëmtuar të vlerave perëndimore. Kjo është aq naïve dhe e pasinqertë sa që tregon qartë dy veçori të këtyre njerzve që dalin në mbrojtje të Ramës. Ose janë vërtet të verbër dhe nuk e shohin degradimin moral të liderit të mazhorancës ose janë thellësiht të ndikuar nga bindjet e tyre politike dhe ndjenja e militantizmit.

Të gjykosh për fenomenin e publikimit të fotografisë dhe ti bësh gjyqin gazetës që e bëri këtë dhe të mos shikosh thelbin e debatit është sikur të kërkosh gjurmët kur ke përpara ujkun. Për të qënë më I qartë dua të risjell në vëmendje të kësaj pjesë e që e quan veten përfaqësuese të shoqërisë civile,skandalin e përgjimit të bisedës së Kryeministrit Berisha dhe Avokat Ngjelës. Analistët por edhe këta përfaqësues të shoqërisë civile në atë kohë gjykonin mbi përmbajtjen e bvisedës ndërsa vetë Berisha I shmangej kësaj duke e tërhequr debatin mbi fenomenin e çimkës apo të përgjimit. Të gjithë të alamuar në atë kohë filluan të gjykonin kryeministrin për mënyrën sesi e drejtonte partinë dhe mungesën e demokracisë brenda saj dhe shumë pak u morën me xhestin e Ngjelës. Edhe për mendimin tim brendësia ishte më e rëndësishme sesa fenomeni. Pra në rastin e skandalit të fotove nuk duhet gjykuar mbi moralin e atij që i botoi ato por mbi moralin e atij që pozoi nudo në sy edhe të fëmijëve.

Është qesharake tia thuash botuesit që ka ndërhyrë në jetën private të dikujt. Së pari Z. Rama nuk u fotografua fshehurazi nga paparazët në ambientet e shtëpsë së tij apo zyrës çka do të përbënte një farë shkelje të privatësisë. Së dyti ai ishte në një plazh publik dhe pozonte vete para aparatit. Një person që nesër mund të jetë kryeministër i këtij vendi së paku duhet të kërkojë falje për këtë skandal dhe jo të justifikojë veprimin. Për ata që e kanë harruar dhe mendojnë se familja, morali apo gjëra të tillë janë gjëra të dala mode duhet thënë se janë jashtë realitetit shqiptar. Në një rast tjetër do të shtrohej pyetja sa e gatshme do të ishte Tirana dhe çdo qytet tjetër në Shqipëri të zgjidhte në krye të bashkisë një homoseksual. Unë besoj se aspak e gatshme. Ishte shumë komike reagimi I kryetarit të LSI-së Ilir Meta ku tha se fotot e Ramës shprehin mentalitet perëndimor dhe liberal dhe se Rama tregon me këtë se është një person pa komlekse. Dukej sikur Meta fshihte një ironi të theskuar pas fjalëve të tij dhe nuk besoj se ka njeri që nuk e ka nuhatur këtë gjë. fotot në vetvete përbëjnë një skandal edhe nëse janë një dukuri perëndimore liberale atëherë unë do të thoja se vlera më e degraduar e perëndimit dhe këtë nuk mund ta mohoj askush. Edhe në vendet më demokratike , nudizmi sidomos kur flitet për një lider politik nuk është një shfaqje që gjen shumë përkrahës dhe jo më në Shqipëri ku vlerat konservatore janë ende të rëndësishme.

Tani çështja shtrohet nëse do të ndikojë apo jo ky skandal në zgjedhjet e18 shkurtit. Për atë kategroi që cilësohet si militante apo mbëhstesë e PS-së nuk ka për të ndikuar. Por në Tiranë lufta nuk bëhet për mbështetësit apo militantët, ata që bëjnë diferencën janë të pavendorusrit dhe ata të lëkundurit dhe kjo pjesë padyshim që do të ndikohet. Por gjithësesi , ndikojnë apo jo fotot lakuriq , një gjë është e sigurtë që Edi Rama i para publikimit të fotove nuk është i njëjtë me Edi Ramën e paspublikimit të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›