E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakot bombe masa ne Britanine e Madhe

Kapja e pakove bomba ne avione ka detyruar Britanine e Madhe te shtoje masat e kontrollit ne linjat ajrore.

Udhetaret do ti nenshtrohen kontrolleve me te imeta ndersa pjese e masave eshte lista e zeze me personat qe e kane te ndaluar udhetimin me avion per shkak se jane te dyshuar.

Javen e kaluar dy pako-bombe u gjeten ne avione mallrash ne Mbreterine e Bashkuar dhe ne Dubai. Ato permbanin eksploziv te tipit PETN qe ishte fshehur brenda nje printeri.

Te derguara nga Jemeni permes sherbimeve UPS dhe FedEx ato kishin si destinacion sinagogat ne qytetin e Cikagos ne SHBA.

Hetuesit jane te bindur se dergesa e pare me qellim devijimi dhe dy pakot-bombe te fundjaves jane te lidhura me njera-tjetren.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›