Semundja e Chavez presidenti i Venezueles nis raundin e trete te kurimit

Presidenti Hugo Cavez do t’i nënshtrohet raundit të tretë të kimio- terapisë, por këtë herë në shtëpinë e tij në Venezuelë, në ndryshim nga dy seancat e mëparshme që I ka kryer në Kuba. 57- vjecari, bëri publike disa detaje gjatë në shfaqjeje televizive, duke lënë të kuptohet se është më optimist mbi shërimin e tij, ndërsa synon të fitojë një tjeter mandat 6- vjecar në zgjedhjet e 2012.
Në qershor lideri socialist, kreu një ndërhyrje kirurgjikale në Havana ku hoqi një masë tumoriale sa një top bejzbolli, dhe më pas u rikthye në vendin komunist për seancat e kimioterapise. Cavez, i cili nuk ka bërë ende të ditur llojin e tumorit nga i cili vuan, ka theksuar se të gjitha analizat e fundit të tij kanë rezultuar positive dhe se doktorët nuk kanë gjetur qeliza të tjera kancerogjene në trupin e tij.