OKB, 1 minutë heshtje për tragjedinë në Haiti
Për të nderuar kujtimin e viktimave të termetit tragjik që goditi një javë më parë Haitin, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka mbajtur një minutë heshtje në selinë e saj në Nju Jork në orën e regjistrimit të lekundjeve sizmike. Lëkundjet sizmike shkatërrimtare, të cilat sipas të dhënave paraprake të publikuara prej autoriteteve haitiane shkaktuan 75 mijë viktima, u regjistruan në oren 16:53 me orën lokale (22:53 ora jonë) me epiqendër mjaft pranë kryeqytetit Port au Prince. Mes viktimave u regjistruan edhe dhjetra punonjës të OKB-së, shumica brazilianë dhe senegalezë.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon ka vendosur një kurorë në nderim të viktimave të tërmetit. Më parë , Këshilli i Sigurimit të OKB-së unanimisht ka ranë dakort për të rritur përkohësisht numrin e paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara në Haiti nga 3.500 për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe përpjekjet për mbështetetur lehtesimin e pasojave nga termeti. Shefi i misionit paqeruajtës të OKB-së, Alain Le Roy, tha se trupat shtesë do të përdoren për të mbrojtur autokolonat me njerëz.