Termocentrali i ri, sot konferenca ndërkombëtare

Prishtinë, 20 janar, NOA Projekti për termocentralin
Kosova e Re do të mbledhë në një konferencë ndërkombëtare që mbahet në
Prishtinë investitorët potencialë të interesuar për ndërtimin e tij. Bëhet me
dijeni se janë mëse kompani ndërkombëtare dhe kosovare që pritet të marrin pjesë
gjatë saj, duke treguar në këtë mënyrë interes të drejtpërdrejtë për këtë
projekt.
Vlera e këtij projekti, sipas autoriteteve,
pritet të jetë ndërmjet 700 milionë dhe 1 miliardë euro. Në fakt, projekti
Kosova e Re, ka zëvendësuar projektin e dikurshëm Kosova C, të publikuar në
vitin 2006, i cili ka qenë dashur të realizohet këtë vit dhe çmimi i të cilit
ka qenë 3 miliardë dollarë.
Me projektin e ri, termocentrali parashikohet ti ketë fillimisht 500 megavatë,
me mundësinë e shtimit të 500 megavatëve të tjerë. Sipas projektit të vjetër
ndërkaq, termocentrali është dashur ti ketë 2.000 megavatë.
Nga ana e tij, lidhur me një fakt të tillë kryeministri
i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se kjopjesëmarrje tregon se Kosova është
ambient i sigurt për investuesit e jashtëm.
Interesimi i madh i investitorëve për konferencën ndërkombëtare është shenja
më e mirë se në Kosovë është krijuar ambient i qetë dhe i sigurt për
investitorët ndërkombëtarë, ka thënë kryeministri Thaçi, duke theksuar se
qeveria e Kosovës do të mbrojë të drejtën e aksioneve në sektorin e energjisë
dhe në të gjithë sektorët e tjerë strategjikë, është shprehur Thaçi lidhur me konferencën
e sotme.
n.e/NOA