Fitojnë republikanët, demokratët e SHBA pësojnë humbje në zgjedhjet për Senatin

Uashington, 20 janar, NOA Demokratët e përfaqësuar
nga presidenti Barak Obama kanë pësuar një humbje të madhe në zgjedhjet për në
Senatin amerikan në shtetin e Masaçusetit.
Zgjedhja e një republikani në krye të tij, post ky i mbajtur për gati një
gjysëm shekulli nga demokrati Eduard Kenedi ka përbërë një tronditje të madhe për
Partinë Demokratike amerikane të kryesuar nga Obama.
Ka qenë kandidati republikan, Scott Broun, i
cili ka mundur demokraten Martha Koakli, prokuroren e përgjithshme të shtetit.
Ndërkaq, Broun i bie që të bëhet në këtë mënyrë
edhe republikani i 41-të në Senatin amerikan prej 100 anëtarësh.
Kjo do të mundësojë partinë e pakicës që të
bllokojë legjislacionin e presidenit për kujdesin shëndetësor si dhe tërë axhendën
tjetër legjislative.
Humbja e demokratëve në këto zgjedhje erdhi në ditën që Obama mbushi një vit në
Shtëpinë e Bardhë.
n.e/NOA