Haiti, OKB mban një minutë heshtje, SHBA shton ndihmat

Nju Jork, 20 janar, NOA Në nderim të kujtimit
të viktimave të tërmetit tragjik që goditi një javë më parë Haitin, Organizata
e Kombeve të Bashkuara ka mbajtur një minutë heshtje në selinë e saj në Nju
Jork. Momenti i këtij solemniteti ka përkuar me orën e regjistrimit të lëkundjeve sizmike, të
cilat shkaktuan edhe tërmetin fatal për popullatën e ishullit të varfër.
Ndërkaq, bëhet me dijeni se ushtria amerikane
ka shtuar praninë e vet në Haiti, një javë pas tërmetit vdekjeprurës në atë
vend, ndërsa Kombet e Bashkuara ranë dakord se edhe ato do të dërgojnë trupa
shtesë, për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe të për pjekje të shpëtimit.
Helikopterët amerikanë kanë zbritur në oborrin
e pallatit presidencial haitian të shkatërruar në kryeqytetin Port au Prince,
për dislokimin e trupave dhe të ndihmave.
Po ashtu, ushtria amerikane ka filluar të
hedhë nga ajri për herë të parë ushqime dhe ujë për të mbijetuarit e tërmetit
në Haiti në përpjekje për të përballuar dyndjet në aeroport dhe pengesat e tjera
për shpërndarjen e ndihmave.
n.e/NOA