E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti i Ramës, Dade: 10 pikat janë të negociueshme

TIRANË- Partia Socialiste i bën edhe njëherë thirrje mazhorancës që të japë një përgjigje konkrete në lidhje me paktin e integrimit, propozuar nga kryesocialisti Rama. Deklarata erdhi në një intervistë për News 24, nga deputetja socialiste Arta Dade. Sipas zonjës Dade, mazhoranca nuk po jep asnjë shenjë kompromisi, ndërkohë që për opozitën 10 pikat janë të negociueshme, pasi mund të ketë shtesa dhe interpretime.

“Ne presim me seriozitet dhe me durim që mazhoranca të tregojë seriozitet në vlerësimin që duhet t’i bëjë propozimeve të opozitës dhe të shpresojmë që me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, të cilët janë vënë në dijeni jo vetëm për vonesat, por në përgjithësi edhe për detaje për atë cka ne i kemi kërkuar dhe cili është vizioni ynë për të thelluar reformat dhe për të ngushtuar kohën e mbetur derisa Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Opinioni publik e ka të qartë se PS ka treguar më seriozitëet se pala tjetër. Në asnjë rast askush nga ne nuk është shprehur ase 10 pikaqt e paktit nuk janë të negociueshme, padyshim që janë të negociueshme, jemi të hapur që ato të pasurohe më tej”, tha Dade.

Sekretarja me jashtë e selisë rozë gjithashtu foli edhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe problemet që janë shfaqur në këtë proces. Sipas Dades përgjegjësia për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat është e mazhorancës, e cila nuk ka përmbushur 12 kriteret e komisionit, ndërsa opozita tashmë i ka plotësuar detyrimet .

“Padyshim që edhe për dështimet është përgjegjëse mazhoranca, opozita e ka bërë kontributin e vetë, është kthyer në parlament. Opozita ka avancuar propozime që shkojnë në linjë me propozimet e BE, në mënyërë të vecantë 12 pikat e opinionit të KE. Qeveria ka dështuar në përgatitjen e zgjedhjeve konform standarteve, në luftën kundër korrupsionit, në konsolidimin e institucioneve të pavaruara, ka dështuar në mjaft elementë të tjerë sic është rasti i medias, në zgjidhjen e cështjes së pronave etj”, shtoi Dade.

Zonja Dade foli edhe për reformën zgjedhore, ku theksoi se në të duhet të përfshihen të gjitha rekomandimet, por edhe pika që nuk parashikohen në to, në varësi të diskutimeve që do të ketë opozita dhe mazhoranca.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Pakti i Ramës, Dade: 10 pikat janë të negociueshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›