Përurohet Klubi Diplomatik, Liri Berisha: Në shërbim të njerëzve
TIRANË- Gratë e diplomatëve, por edhe zonjat diplomate të akredituara në Shqipëri, do të mblidhen sëbashku në "Klubin Diplomatik", që do funksionojë brenda Ministrisë së Jashtme dhe do mbështetet nga ky institucion.
Krijimi i klubit është një iniciativë e bashkëshortes së ambasadorit të OSBE në Tiranë Ana Maria Wolfarth, nën kujdesin e veçantë të zonjës Liri Berisha.
Në fjalën e saj, zonja Liri Berisha falenderoi zonjën Ana Maria Wollfarth për mbështetjen e plotë në këtë iniciativë.
"Klubi shërben për të njohur më mirë potencialet dhe të përbashkëtat mes vendeve dhe synon të punojmë në shërbim të njerëzve dhe vendeve tona. Baza e punës është fryma e bashkëpunimit. Nëse unë të jap një monedhë dhe ti më jep një monedhë, të dy do kemi nga një monedhë; nëse ti më jep një ide dhe unë një tjetër të dy do kemi nga dy ide", deklaroi zonja Liri Berisha.
Të pranishme në këtë përurim ishin edhe Zonja e Parë, Teuta Topi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministrja Bregu, zonja Basha dhe shumë bashkëshorte të diplomatëve vendas dhe të huaj.
(e.m/BalkanWeb)