Qeveria shqiptare e gatshme per hetimet ndaj akuzave te Dik Martit

Autoritetet shqiptare shprehen sot gatishmerine e tyre per te mbeshtetur plotesisht hetimet qe Eulex pritet te ndermarre lidhur me akuzat e ngritura nga relatori i Keshillit te Europes Dick Marty mbi nje trafik te mundshem organesh ne Kosove e Shqiperi ne fund te viteve 90
Komentet e tij ministri i jashtem shqiptar Edmond Haxhinasto i beri ne perfundim te takimit me shefin e Eulex-it Xavier de Mahrnac i cili ishte sot ne nje vizite zyrtare ne Tirane. Zoti de Mahrnac njoftoi se hetimet mbi pretendimet e ngritura nga zoti Marty do te nisin se shpejti dhe se eshte ngritur tashme nje ekip i posacem qe po merret me keto pretendime. Shefi i Eulexit tha gjithashtu se prokurori apo kryeprokurori i ketij ekipi do te vizitoje ne te ardhmen edhe Shqiperine.