E Diel, 1 Nëntor 2026

Robert Hand Shqiperia ka bere perparime te medha por mundesite kane qene per shume me teper

Njezete vjet pas rihapjes se ambasades amerikane ne Tirane nje prej anetareve te delegacionit te pare zyrtar nga Shtetet e Bashkuara qe shkoi ne Shqiperi ne prag te vendosjes se marredhenieve dhe qe ka vezhguar me pas pothuajse gjithe zgjedhjet ne Shqiperi  thote se vendi ka bere perparime shume te medha por mundesite i ka patur per shume me teper. Bob Hand keshilltar politik i Komisionit amerikan te Helsinkit thote se e kaluara nuk mund te perdoret me si justifikim se perse Shqiperia nuk mund te perparoje me shpejt.

Zeri i Amerikes Zoti Hand kete jave u mbushen 20 vjet qe nga rihapja e Ambasades amerikane ne Tirane pas nje pauze prej disa dekadash pa marredhenie gjate regjimit komunist ne Shqiperi. Ju keni qene anetar i delegacionit te pare zyrtar amerikan ne Shqiperi. Si e kujtoni sot ate periudhe te rivendosjes se marredhenieve diplomatike

Robert Hand Ishin momente dramatike. Komisisoni i Helsinkit qe ne ate kohe kryesohej nga Senatori Denis DeKonsini vizitoi Shqiperine ne gusht te vitit 1990. Ai po ashtu shkoi perseri ne Shqiperi ne mars 1991 marredheniet atehere ishin vendosur por ambasada ende nuk ishte hapur. Para nesh ka shkuar ne Shqiperi ligjvenesi Tom Lantosh ne nje vizite me pak zyrtare. Ishte nje vizite dramatike. Ne ndiqnim procesin e Helsinkit qe sot eshte OSBE-ja. Shqiperia ishte atehere vendi i vetem qe nuk pranonte te futej ne OSBE. Ne 1975 kur u krijua organizata Shqiperia e quante procesin e Helsinkit nje komplot sovjeto-amerikan qe synonte ndarjen e Evropes. Ne fakt ajo beri te kunderten. Ishin kohe te bukura kur shikoje Shqiperine qe po hapej ashtu sic kishin bere vendet e tjera ne rajon dhe qe synonte te anetaresohej ne OSBE dhe te kishte marredhenie me Shtetet e Bashkuara. Me beri pershtypje kur shkova ne Shqiperi se sa mikprites ishin shqiptaret per amerikanet. Ne tre dekadat qe punoj pe Komisionin amerikan te Helsinkit pervoja ime a viteve 90 duke pare Shqiperine qe po hapej dhe po behej pjese e procesit eshte ndoshta pervoja me mbreselenese e karrieres sime qe kurre nuk do ta harroj.

Zeri i Amerikes Le te zhvendosemi 20 vjet me pas ne ditet e sotme. Sot marredheniet mes Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperise sipas deklaratave te te dy paleve jane te shkelqyera. Uashingtoni e mbeshteti fuqimisht Shqiperine ne NATO dhe disa thone se pa kete mbeshtetje ndoshta Shqiperia nuk do te ishte sot anetare e aleances. Per Shqiperine interesi eshte i qarte per tu lidhur me shtetin me te fuqishem demokratik dhe ekonomik ne bote. Por per Shtetet e Bashkuara cilat jane interesat ne Shqiperi

Robert Hand Ndoshta ngaqe une punoj per Komisionin e Helsinkit ne jemi pak me idealiste. Ne nuk i shohim marredheniet domosdoshmerisht se cfare interesi kemi ne nje vend krahasuar me nje vend tjeter. Ne duam qe te gjitha vendet te jene demokratike ku te sundoje ligji dhe te kryejne reforma politike. Ne duam te jemi pjese e procesit qe con ne permiresimin e marredhenieve midis Shteteve te Bashkuara dhe nje vendi tjeter. shte ne interesin kombetar te kujdo te kesh sa me shume miq ne bote dhe te behesh me pas vend aleat. Ajo qe e dallon Shqiperine eshte se nga njera ane disa nga sfidat me reformat ishin shume te medha per shkak te se kaluares komuniste por nga ana tjeter deshira shpirti i tyre nuk kishte te krahasuar per tu anetaresuar ne NATO. Shqiperia ishte nder vendet e pakta qe anetaresimin ne NATO e kishte vene mbi anetaresimin ne B.E. dhe mbante qendrime te forta ne mbeshtetje te Shteteve te Bashkuara. Pra ne vend qe te themi se kemi interesa te ngushta per porte apo per te patur nje qender ne Ballkan ose dicka te ngjashme disa prej ketyre jane te vlefshme dhe sic e dime Shqiperia kontribuon me trupa ne NATO por mbi te gjitha eshte ajo qe duam te shohim nga gjithe vendet dhe ajo qe e beri pervojen e Shqiperise te vecante ishte gatishmeria per te bere ndryshimet qe te futej ne NATO dhe deshira e forte per kete. Megjithe polarizimin e madh politik ne Shqiperi nje gje qe i bashkon eshte deshira per te patur marredhenie te mira me Shtetet e Bashkuara dhe per tu anetaresuar ne NATO. Si rezultat i kesaj Shtetet e Bashkuara ne vend te interesave te ngushta iu pergjigjen nje vendi qe synonte aktivisht te behej anetar i NATO-s.

Zeri i Amerikes Komisioni amerikan i Helsinkit i ka vezhguar gjithe zgjedhjet ne Shqiperi ato te pergjithshme dhe ju keni qene vete vezhgues ne te gjitha zgjedhjet me perjashtim te atyre te vitit 2009. Zgjedhjet jane nje nga elementet baze te sistemit demokratik.  E gjykuar nga historiku i saj 20 vjecar me zgjedhjet si do ta vleresonit sot demokracine shqiptare

Robert Hand Ne se do te krahasoja zgjedhjet e fundit qe une kam vezhguar ato te 2005 me ato te 1991  une kam qene i pranishem ne te gjithe te tjerat midis dhe jam po ashtu ne dijeni te plote te zgjedhjeve te 2009 ne se do ti krahasosja keto permiresimet kane qene shume te medha nuk ka dyshim per kete. Ne 1991 sic mbaj mend fletet e votimit plotesoheshin me shkrim dore kishte shqetesime nese do te kishte flete-votime te mjaftueshme apo nese do te arrinin te shtypeshin te mos flasim pastaj se sa te lira e te drejta mund te ishin ato. Pra sa i takon infrastruktures dhe administrimit baze te zgjedhjeve ka patur permiresime te medha. Ne nje pervjetor si ky i tanishmi mund te thuash se sa te medha kane qene ndryshimet sa shume jane permiresuar gjerat por nga ana tjeter me duhet te them se 20 vjet jane nje kohe e gjate dhe permiresimet mund te ishin shume me te medha. Vende te tjera kane bere permiresime shume me te medha brenda 10 vjetesh se sa ka bere Shqiperia per 20 vjet persa u perket zgjedhjeve. Ne vitin 2001 une sugjerova qe ne zgjedhjet parlamentare te mund te merrnin pjese edhe shqiptaret qe jetojne jashte. Vende te tjera edhe ato qe kane kaluar rishtazi ne demokraci e kane bere kete pa rrezikuar procesin. Por tani 10 vjet me pas Shqiperia nuk eshte ende gati dhe i duhet te perqendrohet ne sistemin e numerimit te votave duke i monitoruar ato me video ne menyre qe ruaje integritetin e procesit. Megjithe masat qe jane synuar te ndermerren problemet ende vazhdojne per shkak te mungeses se besimit. Dhe ky besim duhet te jete pjese e sistemit elektoral nga te gjitha palet. Pra perparime ka patur por ato mund te ishin shume me te medha dhe ky eshte zhgenjimi qe une kam tani me Shqiperine se mund te kishte bere me shume si persa u perket zgjedhjeve ashtu edhe zhvillimeve te tjera demokratike si sundimi i ligjit dhe ceshtjet gjyqesore per te cilat duhet bere shume e shume me teper. Pikerisht ne kete aspekt shqiptaret duhet ta lene te kaluaren pas. Une e kam te veshtire tu jap shqqiptareve leksione demokracie pasi une nuk kam perjetuar vuajtjet e tyre nen komunizem. Por ne kete 20 vjecar qe Shqiperia u be demokraci pluraliste eshte formuar nje brez i ri dhe e kaluara nuk mund te perdoret me si justifikim se perse vendi nuk mund te ece me shume. Shqiperia mund te ece shume me shpejt perpara. Nuk ka me konflikte rajonale si ne vitet 90 periudha komuniste ka mbetur shume pas dhe ka ardhur koha qe vendi te reflektoje dhe te perparoje me shpejtesi per zgjedhjet dhe aspektet e tjera te demokracise.

Zeri i Amerikes Si vezhgues i hershem i zhvillimeve ne Shqiperi si e shpjegoni kete polarizim kaq te madh mes dy forcave kryesore politike qe duket se eshte ne baze te te gjithe problemeve qe ka kaluar vendi keto 20 vjet

Robert Hand Ka te beje disi me te kaluaren qe permenda. Shume drejtues politike ose te tjere brenda partive edhe pse mund te kete me te rinj ne krye por poshte tyre ka figura qe vijne nga epoka komuniste kane ruajtur ate mentalitet.  Edhe pse nuk jane komuniste ne nje fare menyre vazhdon mentaliti kufizues dhe kjo krijon emocione per ta mungese besimi ndjenje hakmarrjeje dhe kjo ka ndikuar ne tejzgjatjen e kesaj klime thellesisht te polarizuar. Kjo klime ka penguar seriozisht zhvillimin e shoqerise civile ku ose duhet te jesh me njeren ane ose me tjetren dhe nuk mund te jesh ne mes per te miren e vete vendit. Dhe njerez te tille nuk mungojne por aftesia e tyre per te bere dicka eshte shume e kufizuar pasi vete shoqeria eshte polarizuar dhe mbahet e polarizuar kryesisht nga partite politike. Por une jam optimist se brezat e rinj te votuesve do te ngrene zerin do te refuzojne te jene pjese e kesaj klime dhe do te kerkojne ndershmeri nga udheheqesit do te kerkojne te ndertojne nje te ardhme te mire per femijet e tyre dhe te kerkojne pergjegjesi nga udheheqesit dhe jo akuza reciproke sic shohim sot apo protesta rruge apo problemet e tjera me te cilat ndeshet Shqiperia si korrupsioni.

Zeri i Amerikes A mendoni se ka nje element ekonomik ne kete polarizim qe e sheh pushtetin si nje mjet per tu pasuruar me shpejtesi

Robert Hand Po besoj se kjo eshte e vertete. Ne Shqiperi ne se je ne pushtet ne se je pjese e elites politike ose ke pushtet ne nivel lokal dhe aq me shume ne ate qendror ke shume perfitime qe vijne me postin dhe mundesi per te fituar para padrejtesisht permes kontratave a formave te tjera. Pjese e problemit eshte se ata qe vijne ne pushtet u pelqejne gjithe keto dhe humbasin ndjenjen e pergjegjesise para popullit  shohin avantazhet per vete dhe kur vijne zgjedhjet dhe bashke me to edhe mundesia e humbjes se perfitimeve duke qene se eshte ne natyren njerezore qe nuk te pelqen te kthehesh mbrapsht e te detyrohesh te gjesh pune  kjo e ben me te veshtire ndryshimin politik. Ketu ekziston nje ndryshim i madh per shembull me situaten ne Amerike ku ndonese ka shume kritika per qeverine federale ata qe punojne ne sektorin publik fitojne me pak se sa ata ne sektorin privat dhe shpesh njerezit largohen nga qeveria per te shkuar ne sektorin privat per te patur me shume te ardhura. Ne se fiton shume dhe ke gjithe keto perfitime duke qene ne qeveri duke patur pushtet pashmangshmerisht kjo te con ne korrupsion te ben te jesh gjithnje e me pak i pergjegjshem para popullit dhe me pak i prirur te pranosh ndryshimin nese njerezit votojne per te patur nje udheheqje tjeter.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›