Sulmohet nje punonjes lokal i EULEX-it ne veriun e Kosoves

Policia ne Mitrovice tha se nje shperthim gjate oreve te nates ne veriun e ketij qyteti te banuar me shumice serbe la pas vetes deme materiale por pa pasoja ne njerez. Shperthimi shkaterroi makinen ne nje punonjesi lokal te Misionit te Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine. Policia tha se po e trajton si veper penale shkaktim i rrezikut te pergjithshem kete incident por ende nuk dihet asgje per autoret dhe rrethanat e incidentit.
Sulmi eshte denuar ashper nga EULEX-i i cili e ka cilesuar ate si nje perpjekje te qarte te frikesimit te pjesetarit te personelit dhe misionit ne teresi. Ky eshte nje sulm kriminal kunder Misionit te Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit ne Kosove dhe si i tille eshte i papranueshem thuhet ne reagimin e EULEX-it.
Gjendja ne veriun e banuar me shumice serbe vazhdon te jete e tensionuar ndersa serbet lokal po mbajne te mbyllura te gjitha rruget e zones ne shenje kundershtimi ndaj vendosjes se policise kufitare dhe doganiereve te Kosoves ne vendkalimet kufitare me Serbine. Te pakten 11 veta u plagosen me 27 shtator gjate nje perleshjeje ndermjet forcave paqeruajtese te NATO-s dhe protestuesve serbe. Zyrtare te KFOR-it thane se u detyruan te perdorin forcen ne vetembrojtje nga sulmet e protestuesve qe hodhen mjete shperthyese ndaj trupave te KFOR-it. Beogradi nderkaq kritikoi pranine nderkombetare per nxitje te dhunes ndersa kerkoi nga Kombet e Bashkuara sqarimin e incidenteve.
Zhvillimet ne veri bene qe te anulohen edhe bisedimet e radhes ndermjet Kosoves dhe Serbise te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian meqe delegacioni serb nguli kembe qe te diskutohet per gjendjen ne veriun e Kosove nje kerkese kjo e cila eshte kundershtuar nga Prishtina zyrtare dhe nuk eshte pranuar nga ndermjetesuesit e bisedimeve.
Diteve te ardhshme pritet qe ndermjetesuesi i Bashkimit Evropian Robert Cooper te shkoje ne Beograd e nga andej edhe ne Prishtine ne nje perpjekje te re per rifillimin e bisedimeve te cilat do te trajtojne sic thuhet ceshtjet qe kane te bejne me permiresimin e jetes se qytetareve dhe afrimin e te dyja paleve me Bashkimin Evropian.
Beogradi kerkon bisedime politike ndersa gjithnje e me shpesh po kerkohet hapur edhe ndarja tokesore e veriut te Kosoves nje kerkese kjo e cila eshte cilesuar e pamundur nga Prishtina zyrtare dhe komuniteti nderkombetare.