E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samaras me Dulen e Bollanon: Merrni vendime në interes të Vorioepirit

ATHINE- Gjatë një takimi që kryetari i PBDNJ Vangjel Dule dhe ai i organizatës OMONIA Vasil Bollano zhvilluan në Athinë me kryetarin e opozitës greke Antonis Samaras, diskutuan mbi zhvillimet aktuale në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe situatën e minoritetit grek në Shqipëri.

Udhëheqësi i opozitës greke Antonis Samaras iu bëri thirrje përfaqësuesve të pakicës greke në Shqipëri, për të marrë vendime në interes të helenizimit të Epirit të Veriut dhe të peshojnë mirë vendimet e tyre në të gjitha situatat, për të arritur në çdo rast rezultatin më të mirë për Epirin e Veriut.

Kryetari i Demokracisë së re Antonis Samaras vuri në dukje gjithashtu se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian kalon nëpërmjet respektimit të plotë të gjitha të drejtave të minoritetit grek, i cili është ura me e mirë e miqësisë në mes të Greqisë dhe popullit shqiptar.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›