Elbasan, arrestohet nënkryetari i këshillit bashkiak
ELBASAN-Policia e Elbasanit ka ndaluar nënkryetarin e këshillit bashkiak Kujtim Hazbiu nën akuzën korrupsion pasiv për cështjen e banesave të pastrehëve. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë së këtij qyteti. Hetimet ndaj kreut të këshillit bashkiak Hazbiu kanë nisur muaj më parë nga prokuroria e rrethit, ndërsa vetëm ditën e sotme është bërë i mundur ndalimi i tij. Ai akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me ndarjen e banesave për të pastrehët dhe cilësinë e tyre.
Mësohet gjithashtu se Hazbiu kryente dhe funksionin e kryeinspektorit të policisë ndërtimore.
(m.a/News24/BalkanWeb)
Mësohet gjithashtu se Hazbiu kryente dhe funksionin e kryeinspektorit të policisë ndërtimore.
(m.a/News24/BalkanWeb)