Vasili-D`Elia inagurojnë poliklinikat 2 dhe 9
TIRANË- Një javë pas përurimit të punimeve për rikonstruksionin e poliklinikës numër tre, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili dhe Ambasadori italian në Tiranë Sabah D`Elia kanë inaguruar rikonstruksionin e dy poliklinikave të tjera në kryeqytet, atë numër 2 dhe 9. Gjatë ceremonisë të organizuar me këtë rast ministri Vasili vuri sërish theksin tek sistemi i referimit, i cili sipas tij fillon të funksionojë që nga poliklinikat. Ndërsa ambasadori italian Sabah D`Elia tha se në kuadër të bashkëpunimit mes qeverive të dy vendeve pritet realizimi i 18 projekteve të tjera në sektorin e shëndetësisë.
Rikonstruksioni i disa poliklinikave në rrethe të ndryshme të vendit me financim të bashkëpunimit italian për zhvillim ka për qëllim ofrimin e shërbimit shëndetësor sa më cilësor dhe modern për pacientët. Pritet që në javët e ardhshme poliklinikat e rikonstruktuara të pajisen edhe me aparatura të reja. (m.a/News24/BalkanWeb)