E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abidal, afër vazhdimit

Nga Express më 12 mars 2011 në ora 21:46

Së shpejti mund të vendoset e ardhmja e Eric Abidalit. Mbrojtësi francez i Barcelonës është në prag të vazhdimit të kontratës me klubin, që, sipas asaj që ka bërë të ditur nënkryetari Josep Maria Bartomeu, pritet të finalizohet shumë shpejt. Kontrata aktuale e Abidalit me Barcelonën skadon në qershor të vitit 2012, ndërsa me marrëveshjen e re ai pritet të mbetet edhe për dy vite tjera, deri më 2014. Abidal iu bashkua Barcelonës në vitin 2007 nga Olympique Lyon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›