Parid Xhihani nuk mjafton për Zorjan

Edhe pse Parid Xhihani shënoi pa kaluar ende 120 sekonda lojë, Zorja e tij nuk mundi t’i rezistojë një emri të madh në kampionatin ukraianas, si Shahktor Donjeckut, duke humbur 3-1 në shtëpinë e kundërshtarit në javën e 13-të të Vysha Ligës. Golat e fitores për Shahktor Donjeckut u shënuan nga Moreno (2) dhe Uiliam (1). Me humbjen e sotme, Zorja e Shahktorin bën rokadë në renditje: Shaktori, 19 pikë; Zorja, 17 pikë.
Ky ishte goli i gjashtë sezonal i ish-sulmuesit të Kavajës. Më parë Xhihani kishte shënuar kundër Kharikivit, Krivbasit (të Bylykbashit e Bulkut), Çornomorets (2 gola) dhe Arsenalit të Kiveit. 25-vjeçari Xhihani është golashënuesi më i mirë i ekipit të tij pas 13 ndeshjes.
E Shtune, 01 Nentor 2008