E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith mirëpret zgjedhjen e presidentes

Nga Express më 08 prill 2011 në ora 20:20

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith, ka uruar të premten presidenten e re të Kosovës Atifete Jahjaga, pas zgjedhjes së saj në këtë funksion nga Kuvendi i Kosovës.

“E uroj presidenten Jahjaga për zgjedhjen e saj në këtë funksion të rëndësishëm dhe me përgjegjësi dhe i uroj shumë sukses në punën e saj për t’u shërbyer të gjithë njerëzve të Kosovës”, ka thënë ai.

Duke përkujtuar se Kosova po vazhdon me zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin, Feith ka theksuar se presidentja Jahjaga do të jetë një faktor i rëndësishëm në vendosjen e një niveli të gjithpërfshirjes, barazisë dhe respektit për të drejtat dhe kulturën e të gjitha komuniteteve. “Pres me padurim që të punoj me të”, ka thënë Feith.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›