E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sadiku beson në kualifikim

Nga Express më 29 korrik 2011 në ora 11:18

HJK Helsinki pësoi humbje në shtëpi të mërkurën mbrëma nga Dinamo Zagrebi i Fatos Beqirajt e Arian Ademit me rezultat 2:1, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Përkundër kësaj humbjeje, sulmuesi i klubit finlandez, Berat Sadik nuk dorëzohet. Ai beson se Helsinki, ku luajnë edhe dy kosovarët Erfan Zeneli e Kastriot Kastrati, ka gjasa të ecën më tutje.

“Nëse ata kanë mundur t’i shënojnë dy gola te ne, përse të mos mundemi t’i shënojmë edhe ne dy gola tek ata?” thotë futbollisti shqiptar nga Maqedonia për ueb faqen finlandeze veikkausliiga.com.

Sadik mendon se rezultati i së mërkurës nuk ishte real, pasi që HJK Helsinki nuk luajti dobët. “Mendoj se luajtëm mirë dhe ishim të involvuar në të gjitha pjesë e fushës. Është tashmë traditë në futboll, nëse nuk i shfrytëzon rastet, do ta pësosh”, vazhdoi ai.

Ndërkohë, të njëjtën natë, Zurichu iu falënderua golit të Admir Mehmedit në barazimin 1:1 ndaj Standardit Liege. Klubi zviceran ka mundësi të mira të ecën në fazën pasuese.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›