Rritje e ndjeshme e papunësisë në Slloveni
Lubjanë - Papunësia ka prekur rëndë edhe Sllovenin. Statistikat tregojnë se numri i të papunëve deri në fund të këtij viti do të arrijë mbi 65 mijë persona, ndërkohë që për vitin e ardhshëm parashikohen shifra akoma më të mëdha. Ekspertët e ekonomisë shprehen se viti 2009 do të jetë akoma më i vështirë për sllovenët. Numri i të papunëve në gjashtë mujorin e parë pritet të arrijë në 80 mijë.
Për vitin 2008, deri në Tetor rezulton që numri i të papunëve të ketë qenë 63.363 persona që do të thotë rreth 1.2 për qind rritje krahasuar me një vit më parë. Kjo shifër pritet që deri në fund të dhjetorit të kalojë mbi 65 mijë.
Sipas vlerësimit të Entit, shkalla e papunësisë sivjet arrin rreth shtatë për qind, përderisa gjatë vitit të ardhshëm, do të jetë tetë dhe 8.2 për qind.