E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palermo shkarkon Mangian, vjen Mutti

Palermo ka shkarkuar trajnerin Devis Mangia. Vendimtare ishte humbja 2-0 në derbin e qytetit nga Catania të dielën. Në vend të tij pritet të emërohet Bortolo Mutti.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi sicilian nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare të tij.

“Palermo njofton se trajneri Devis Mangia dhe stafi i tij janë shkarkuar nga drejtimi i ekipit të parë. Klubi i falënderohet atij për punën që ka bërë në promovimin nga ekipi i juniorëve të skuadra e parë” thuhej në komunikatë.

Pas 16 xhirosh në Serie A, Palermo zë pozitën e 10-të me 20 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›